Aktualitet

Një nga më të pasurit në Spanjë, ky është ‘bosi’ që u tmerrua nga Mihal Kokëdhima në Porto Palermo

  • Del VIDEO e dhunimit të turistëve spanjollë, Kokëdhima hipi mbi kofano, për 3 km VANDAMI shqiptar goditi xhamin
  • Galdon së bashku me familjen e tij zgjodhi  që këtë verë ta kalonte në Shqipëri, ku dhe u përball me një skenar të frikshëm filmi që u pa nga të gjithë pas publikimit të videos, ku pronari i restorant ‘Panormës’ shihej i hipur mbi kofanon e furgonit të spanjollëve.
    Featured image of article: Një nga më të pasurit në Spanjë, ky është ‘bosi’ që u tmerrua nga Mihal Kokëdhima në Porto Palermo

    TIRANË– Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mihal Kokëdhimën.

    Galdon së bashku me familjen e tij zgjodhi  që këtë verë ta kalonte në Shqipëri, ku dhe u përball me një skenar të frikshëm filmi që u pa nga të gjithë pas publikimit të videos, ku pronari i restorant ‘Panormës’ shihej i hipur mbi kofanon e furgonit të spanjollëve.

    Por kush është Eugenio Galdon?

    Ai ka lindur më 22 qershor të vitit 1950 dhe është një nga njerëzit më të pasur në Spanjë. galdon është themeluesi i kompanisë ONO (që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe e ka udhëhequr atë  deri në nëntor të vitit 2018.

    Galdón, ka qenë edhe shef i kabinetit Presidencial në kohën e Adolfo Suárez hde ka mbajtur poste të rëndësishme në grupet mediatike në Spanjë.

    Ai drejtoi “Cadena Ser”, “Grupo Prisa”, “Cadena COPE” nga viti 1983 deri në 1997.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në vitin 1092 e deri në ditët e sotme, Eugenio vijon të jetë President dhe aksioner kryesor në “Multitel”, grupi i biznesit që ndërmerr projekte në lidhje me median dhe telekomunikacionin në Spanjë. Kompaninë ONO, Galdon ia shiti “Vodafoen” NË mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro.

    Bosi i Spanjës është gjithashtu prëj 5 vitesh kreu i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë.

    Emri i Eugenio Galdon është në listën e 200 njerëzve më të pasur në Sapnjë me një capital prej 300 mln eurosh.

    Në lidhje me ngjarjen e pakëndshme të ndodhur në Himarë, Galdon nuk ka dhënë asnjë prononcim për emdiat spanjolle. Ndërsa në momentin që familja e tij u vizitua nga ministri Blendi Klosi, pas dhunimit, biznesmeni i fuqishëm u shpreh: Një njeri nuk e bën një shtet.

    Në këtë mënyrë ai nënkuptoi se mund ta vizitojë sërish Shqipërinë, pavarësisht episodit të përjetuar. 

    (f.m/dosja.al)

    2 Komente në “Një nga më të pasurit në Spanjë, ky është ‘bosi’ që u tmerrua nga Mihal Kokëdhima në Porto Palermo

    1. SPANJOLLI SI ZOTNI KURSE DINOSARI SI KAFSHE PYLLI

    2. Mua mê beri pershtypje aty ku shkruhet nga viti 1092 dhe thuhet se eshte nder na bosat më spanje dhe me qe eshte keshtu perse zgjodhi te shkonte pikerisht atje qfare nuk u pelqej qe iken duke mos dashur te paguanin se kjo nuk ndodh në asnje vemd te botes tejesh nje super milioner dhe te ikesh nga nje lokal me pretekse une i pjerdhi keto leke dhe kete pasuri .ne fillim njerou duhet patur pasuri shpirterore por me sa kuptoj kjo i mungon zoterise nr fjale. Per sa i perket Kokedhimes une ka mundesi të jeye edhe viktimë e provokimeve te 2 Shqiptarëve që ndodhedhimn nen shoqerinë e super bossit

    Shto Koment