LIVE UPDATES
Editorial

Një ndarje e pazakontë e punëve mes Washingtonit dhe BE-së

24 Qershor 2020, 08:58 Nga DOSJA
Një ndarje e pazakontë e punëve mes Washingtonit dhe BE-së

1. Jam duke lexuar librin e John Boltonit “The room where it happened”, të cilin presidenti Trump u përpoq ta ndalonte së botuari.

Vetë kjo fjali do të duhej të ishte befasi më vete – një president amerikan që përpiqet ta ndalojë një libër, në kundërshtim me njërin prej parimeve më të larta të demokracisë amerikane, lirinë e shprehjes. Vetë kjo fjali pastaj do të duhej të ishte befasi më vete – një president amerikan që nuk arrin ta ndalojë librin, sepse këtë nuk e lejon gjyqësori i pavarur. Dhe vetë kjo fjali do të duhej të ishte befasi më vete – John Bolton ishte në aspektin ideologjik më së afërmi nocionit konservator të presidentit Trump për një Amerikë që tërhiqet nga lidhjet e aleancat multilaterale dhe përpiqet që me çdo shtet e krizë veç e veç të krijojë marrëdhënie dypalëshe. Pra, John Bolton ishte aq “Trump” sa duhej të ishte në këtë administratë e jo të shkruante kundër saj.

Dhe këtu nuk përfundojnë befasitë me këtë fjali – se jam duke e lexuar librin e Boltonit. Është libri i pestë që lexoj për administratën e presidentit Trump nga ish-pjesëtarët e kësaj administrate, që të gjithë pa përjashtim duke e vizatuar një qeverisje të paprecedent amerikane, të varfër në njohuri, koordinim, kompetencë e vendime dhe të pasur tej mase në improvizime e gafa dhe shpërfillje për norma bazike komunikimi e mirësjelljeje.

2. Librat mund të krijojnë aftësi gjykimi, por edhe paragjykimi, dhe ndoshta këta libra bëjnë që si asnjëherë më parë të rriten kujdesi dhe druajtja nga veprimet e administratës amerikane karshi Kosovës, përfshirë negociatat e ftuara nga ambasadori R.Grenell për në Washington, ku pritet të marrin pjesë të shtunën e kësaj jave presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë.

Në librin e Boltonit, Kosova e Serbia nuk përmenden as edhe një herë – krahasuar me Ukrainën që përmendet plot 222 herë. Pra, rrjedhimisht, nuk do të duhej të ishin pjesë e konspiracionit të përfolur tashmë tre vjet, se SHBA-ja është e përfshirë në këmbime territoresh e popullatash, nëse Kosova dhe Serbia do të pajtoheshin për këtë. Por, ja që ndonëse nuk përmendet në libër, ambasadori Grenell në një intervistë të këtoditshme u shpreh se mu ambasadori Bolton ishte ai që doli me idenë e këmbimit të territoreve e popullatave, dhe se kjo është një barrë me të cilën ai duhet të merret gjatë procesit negociator pa kurrfarë nevoje. Kalimthi, ambasadori Grenell do ta demantojë edhe veten me deklaratat e bëra disa herë se asnjë zyrtar amerikan nuk është marrë me çështje ndarjesh të Kosovës e këmbimi territoresh.

3. Ndoshta jam ende nën përshtypjen e librit të Boltonit dhe janë më të fortë sensorët e gjykimit e paragjykimit, ndërsa dëgjoj një intervistë të ambasadorit Grenell në Newsmax, në Amerikë. Ai thotë se pas një kohe të gjatë të shpenzuar nga të ashtuquajtur ekspertë në çështje politike e pas bisedave me afaristë e njerëz të tjerë në Kosovë e Serbi, ka marrë përcaktimin që të fokusohet në çështjet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se kjo do të jetë qasja që ai do të marrë këtë të shtunë në negociata.

Dhe thotë se duhet “të sjellim kapitalizëm në regjion”, duhet “detyruar palët që të bashkëpunojnë ekonomikisht dhe komercialisht” dhe se do të angazhohet që të ndërtojë një “zonë Mini-Shenzhen” mes Kosovës e Serbisë. Që të gjitha, z.Grenell i shpjegon si kontinuitet i sukseseve të arrritura deri tani e të paimplementuara – atë të lidhjes ajrore e atë të shpejtimit të hekurudhës.

Duke i folur një auditori që nuk ka pse të dijë asnjë hollësi për Kosovën e as Serbinë, fjalët e ambasadorit dalin drejt prej librave të rindërtimit të Evropës së pasluftës, apo pas rënies së Murit të Berlinit.

Por, problem do të jetë nëse këto fjalë u thuhen palëve të ftuara në Washington këtë të shtunë. Futja e kapitalizmit? Kjo ka ndodhur para tridhjetë vjetësh, madje në format e veta më të egra. Detyrimi i palëve “që të bashkëpunojnë ekonomikisht dhe komercialisht”? Kjo është e kundërta e nocionit të tregut të lirë. Detyrimi i bashkëpunimit ka qenë pjesë e ekonomisë së dirigjuar në socializëm.

Dhe për fund “mini-zonë Shenzhen”? A ka dashur të thotë “mini-zonë Shengen”, siç është keqquajtur nga disa prej liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor? Apo e ka fjalën për Shenzhen në Kinë, zona e parë e veçantë ekonomike, si eksperiment i hapjes së kapitalizmit nga Partia Komuniste e Kinës?

Po të ishte pjesë e librit të Boltonit, me paragjykimet që i krijon, do të ishte rrëfim anekdotal, njëri prej të shumtëve, si ai i pyetjes që e bën presidenti Trump se a është Finlanda pjesë e Rusisë dhe a ka Britania e Madhe armë bërthamore?

4. Por ambasadori Grenell nuk lë vend për dyshime në një formulë të propozuar të ndarjes së punëve mes SHBA-së dhe BE-së, për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, SHBA-ja do të merret me çështje ekonomike, të përmirësimit të klimës së investimeve, hapjes së vendeve të punës e gjëra të ngjashme, në një bashkëveprim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Me çështjet politike, ndërkaq, do të merret BE-ja, në procesin e Brukselit.

Kjo është hera e parë që ndodh në politikën amerikane karshi Kosovës, e besoj të jetë hera e parë në politikën e jashtme amerikane në kontinentin evropian. SHBA-ja është marrë, prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, me çështjet e “forta” të sigurisë dhe të marrëdhënieve politike, dhe si fryt i këtij angazhimi së bashku me Planin Marshall është ndihmuar lindja e BE-së çfarë është sot. Në të gjitha krizat, prej shembjes së Murit të Berlinit e këtej, SHBA-ja ka qenë fuqia e nënkuptueshme, ajo e cila është marrë me çështjet politike e të sigurisë, duke i lënë gjithnjë e më shumë iniciativë BE-së në fushën ekonomike, posaçërisht në politikën e saj të zgjerimit e integrimit. Po të vazhdohet me këtë ide, do të ishte një precedent kthesë në politikën amerikane në Evropë, gjegjësisht një zhvillim krejtësisht i ri në marrëdhëniet transatlantike.

Gjasat për ndonjë rezultat me këtë iniciativë nuk janë të mëdha. Siç është dëshmuar prej njëzet vjetësh, marrëdhëniet ekonomike e tregtare mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të liberalizuara dhe gjithnjë më të avancuara – posaçërisht për eksportet serbe – por përpjesëtimisht me përmirësimin e klimës ekonomike ka pasur prishje të klimës së marrëdhënieve politike.

Kësaj mungese përparimi i ka kontribuar në masë të madhe edhe BE-ja me dialogun e vet të improvizuar të Brukselit.

Dhe, kur në Washington dëgjohet se do të bëhet një bashkëpunim intensiv rreth çështjes së Kosovës, nuk mund t’i iket librit të Boltonit, sipas të cilit presidenti Trump beson se BE-ja është po aq e keqe sa Kina, në relacion me SHBA-në, “vetëm se është më e vogël”.

Kur të shtunën të fillojë faza e re e negociatave mes Kosovës e Serbisë, fillimisht në Washington e pastaj në korrik në Bruksel, kjo është pak a shumë gjendja e fushës garuese, asaj të marrëdhënieve transatlantike, asaj pjese të botës së cilës do të duhej t’i përkiste Kosova.

Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial be washington be washington

Sondazh

Poll
Editorial 23 Qershor 2020, 14:44

Kush e udhëheq sot botën?

Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizën financiare të vitit 2008-09, u krijua klubi i G20-ës i ekonomive më të mëdha të botës, duke reflektuar faktin ses...

Editorial 23 Qershor 2020, 05:20

Partia e Vuçiçit fitoi zgjedhjet në Serbi

SERBI-Duke i dhënë 63 përqind të votave partisë së Presidentit, duket se serbët kanë votuar sidomos për stabilitetin e vendit. Në zemër të Ballkanit sundon qetë...

Editorial 22 Qershor 2020, 19:17

Komedia ‘Parlament 2020” dhe Pallati 176…

Organi më kardinal  i demokracisë, aty ku bëhën ligjet dhe merren vendimet më të rëndësishme të një shteti, Parlamenti, te ne është kthyer në një  gallatë batut...

Editorial 22 Qershor 2020, 13:18

Tuneli në det, qeveria në zjarr

TIRANË- Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke u ngjitur ne podin e ekonomive me investimet me te fuqishme ne infrastrukture. Ne harku...

Editorial 22 Qershor 2020, 10:09

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike u takua ditën e sotme me përfaqësuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Gjatë takimi, u diskutuan problemet që po kalo...

Editorial 22 Qershor 2020, 09:32

Europa pa Amerikën

Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9....

Editorial 19 Qershor 2020, 12:30

Rekrutuesi i fatkeqësisë

Kur diskutohet ndikimi i fatkeqësive natyrore në politikë, shumica e quan fat për Edi Ramën, atë që ka ndodhur nga 26 nëntori deri sot.Tërmeti dhe virusi, sipas...

Editorial 18 Qershor 2020, 12:20

Në Washington, pa parime

Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milo...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni