Bota

Një mizë nuk e lë të hajë drekë, 80-vjeçari francez hedh në erë shtëpinë

Vrasësja elektrike ra në kontakt me gazin duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi kuzhinën dhe gjysmën e shtëpisë së tij në qytetin Dordogne, shkruan BBC.
Featured image of article: Një mizë nuk e lë të hajë drekë, 80-vjeçari francez hedh në erë shtëpinë Foto ilustruese

FRANCË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një burrë ka shkatërruar gjysmën e shtëpisë së tij për shkak të një mize.

Sikurse shkruajnë mediat e huaja, 80-vjeçari ishte ulur për të ngrënë drekë, por u irritua nga një mizë që vinte rreth tavolinës.

I moshuari u çua dhe nisi ta ndiqte mizën me një vrasëse elektrike, por në të njëjtën kohë, nga kuzhina po rridhte gaz.

Vrasësja elektrike ra në kontakt me gazin duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi kuzhinën dhe gjysmën e shtëpisë së tij në qytetin Dordogne, shkruan BBC.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fatmirësisht i moshuari shpëtoi vetëm me disa djegie të lehta, ndërsa tashmë po qëndron te të afërmit, deri sa të riparohet shtëpia.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment