Bota

Një meteor kalon në qiellin midis Francës dhe Italisë, afrohet ndjeshem në atmosferë dhe dëgjohen zhurma

Një "top zjarri" i dukshëm ndriçoi qiellin për disa sekonda rreth orës 22:26. Fenomeni është dokumentuar nga shumë njerëz në internet dhe në rrjetet sociale, madje edhe me disa imazhe dhe video afër Kanës, në Rivierën Franceze, siç mund ta shohim nga imazhet.
Featured image of article: Një meteor kalon në qiellin midis Francës dhe Italisë, afrohet ndjeshem në atmosferë dhe dëgjohen zhurma Foto e Meteorit

FRANCE-Një meteor kaloi qiellin midis Francës jug-lindore dhe veri-perëndimit italian mbrëmjen e së shtunës më 24 Prill.

Një “top zjarri” i dukshëm ndriçoi qiellin për disa sekonda rreth orës 22:26. Fenomeni është dokumentuar nga shumë njerëz në internet dhe në rrjetet sociale, madje edhe me disa imazhe dhe video afër Kanës, në Rivierën Franceze raportojnë mediat e huaja.

 

“Unë pashë një top zjarri të kalonte, për katër ose pesë sekonda rreth orës 10:30 pas mbrëmjes mbi stacionin Saint Roch në Montpellier. Kishte një “kokë portokalli dhe një bisht të kuqërremtë”, tha një grua në Francë.

Pamjet janë kapur edhe nga Italia, veçanërisht nga Piemonte dhe Liguria . Sipas disa dëshmive, një zhurmë u perc eptua edhe kaloi meteori. Trupi hapësinor është afruar ndjeshëm në shtresat e ulëta të atmosferës.

(e.k/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment