Showbiz

Një mesazh i koduar për Jennifer? Postimi i fundit i Alex flet më shumë se gjithçka pas aferës “Bennifer”

Së fundmi, Alex ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet krah dy vajzave të tij, Natasha dhe Ela, duke ngrënë darkë.
Featured image of article: Një mesazh i koduar për Jennifer? Postimi i fundit i Alex flet më shumë se gjithçka pas aferës “Bennifer” Alex Rodriguez, JLO dhe Ben Affleck

HOLLYWOOD- Ndarja e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vazhdon të jetë “divorci” më i përfolur i vitit 2021. Teksa disa javë më parë, çifti pohoi ndarjen, tashmë e gjithë vëmendja është mbi flirtin e shumëpërfolur të JLO me ish-in e saj të dikurshëm, aktorin Ben Affleck.

“Bennifer” është çështja që po mundon fansat në të gjithë botën, por sërish njësoj si kushdo, edhe për vip-at, rrjetet sociale kanë një ndikim të rëndësishëm.

Së fundmi, Alex ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet krah dy vajzave të tij, Natasha dhe Ela, duke ngrënë darkë.

“Din Din me vajzat e mia”, ka shkruar Alex përkrah fotos, ndërsa komentues të shumtë kanë vënë re se vendi i JLO dhe binjakëve të saj, Max dhe Emme vazhdon të jetë bosh.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by Alex Rodriguez (@arod)


“Dikush mungon”, shkroi një komentues në postimin e Alex dhe kaq ka mjaftuar që tabloidet të shkruajnë se ky postim ishte një mesazh për JLO.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment