Aktualitet

Një makinë policie ‘shtang’ të gjithë tek Infektivi/ Dy të dënuar ekzaminohen me urgjencë nga mjekët, njëri 81 vjeç

VIDEO
Dy të dënuar të moshës 81 dhe 50 vjeç që pasi kryen ekzaminimet e nevojshme për rreth 20 minuta u larguan drejt spitalit të burgut në gjendje të mirë shëndetësore.
Featured image of article: Një makinë policie ‘shtang’ të gjithë tek Infektivi/ Dy të dënuar ekzaminohen me urgjencë nga mjekët, njëri 81 vjeç Pamje nga spitali Infektiv

TIRANË– Dy të dënuar janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak se ishin infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndryshe nga çdo herë tjetër, në oborrin e Infektivit nuk ka mbërritur një ambulancë por një makinë policie që me urgjencë ka sjellë të infektuarit.

Bëhet fjalë për dy të dënuar të moshës 81 dhe 50 vjeç që pasi kryen ekzaminimet e nevojshme për rreth 20 minuta u larguan drejt spitalit të burgut në gjendje të mirë shëndetësore. Ende nuk dihet nëse të dënuarit kanë pasur komplikacione apo kanë bërë një kontroll të thjeshtë pas vdekjes. 

Gjithashtu nuk dihet se nga cili burg kanë ardhur të dënuarit dhe se si janë infektuar brenda qelisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e koronavirusit në vendin tonë gjatë ditëve të fundit ka pësuar një rënie të lehtë të kurbës së infektimit. Sot Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 318 të infektuar dhe 11 viktima.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment