Diaspora

“Një linguist i shquar”, gazeta arbëreshe shkruan për Konstandin Belushin

Kostandin Belushi e ka shtrirë fokusin e studimeve të tija mbi arbëreshët dhe Arbërinë edhe në fushat e folklorit
Featured image of article: “Një linguist i shquar”, gazeta arbëreshe shkruan për Konstandin Belushin Gazeta arbëreshe

ITALI- Në numrin e radhës së gazetës Rrënjët, i kushtohet një shkrim i veçantë studiuesit arbëresh Kostandin Belushi. Artikulli pozicionohet në rubrikën “Të njohim personalitetet arbëreshë” të prof. dr. Bexhet Asanit dhe mban titullin: “Kostandin Belushi një linguist i shquar në botën arbëreshe”. 

Sipas të dhënave në shkrim, Belushi që ka lindur në zonën e Kozencës dhe ka mbaruar formimin universitar për letërsi në Universitetin e Kalabrisë, më pas ka patur një sërë kualifikimesh pasuniversitare, ndër të cilat edhe një master për mësimin e gjuhës Arbëreshe, të përvetësuar në Universitetin e Ca’Foscari të Venedikut. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër veprat më të shquara të Belushit është korpusi i plotë i librave të titulluar Arbashkuar (Arbërishtja e bashkuar), që e ka realizuar së bashku me Flavia D’Agostino. Ky koleksion përmban 15 botime studimore në fusha të ndryshme. Kostandin Belushi e ka shtrirë fokusin e studimeve të tija mbi arbëreshët dhe Arbërinë edhe në fushat e folklorit, etnologjisë, antropologjisë, dhe të historisë, dhe ka botuar i vetëm apo në bashkëpunim me autorë të tjerë punime të vlerësuara gjerësisht. 

(Dosja.al)

Shto Koment