Sport

Një leksion nga Kosova për qeverinë Rama, Ademi tregon ndihmën e shtetit për futbollin: 5 mln euro për sportin, klubet nuk do të paguajnë asgjë

Jemi duke pritur se sa do të jepet vetëm për sportin. Te klubet e Kosovës kemi kompani që mbahen nga bizneset, të cilat tashmë janë mbyllur. Jemi afër klubeve në këtë moment.
Featured image of article: Një leksion nga Kosova për qeverinë Rama, Ademi tregon ndihmën e shtetit për futbollin: 5 mln euro për sportin, klubet nuk do të paguajnë asgjë Agim Ademi

KOSOVË– Një leksion i pastër vjen nga Kosova sa i përket mënyrës sesi mbështetet futbolli në vend nga ana e shtetit. Rreth 5 milionë euro do të jepen nga ana e Ministrisë së Sportit, Rinisë dhe Kulturës. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një lidhje në “Fan Zone” tregoi se klubet kosovare nuk do të paguajnë asgjë deri në përfundim të kampionatit.

“Situata financiare? E rëndësishme është jeta. Qeveria ka dhënë 5 milionë euro për Ministrinë e Sportit, Rinisë dhe Kulturës. Jemi duke pritur se sa do të jepet vetëm për sportin. Te klubet e Kosovës kemi kompani që mbahen nga bizneset, të cilat tashmë janë mbyllur. Jemi afër klubeve në këtë moment. I kemi dhënë një ndihmë që në fillim.

Numri një i futbollit akoma nuk di të thotë një shifër sa i përket humbjes që ka pësuar futbolli kosovar, megjithatë sipas Ademit askush nuk duhet të mërzitet pasi çdo klub do të ndihmohet financiarisht

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shifra e humbjes? Ende nuk e dimë, pasi nuk e dimë sa do zgjasë. Mendoj se kampionatin do ta përfundojmë, pavarësisht se do të ketë ngarkesë. Nëse fillojmë në javën e dytë të majit dhe mendoj se e mbyllim gjithçka në kohë. Ne do të ndihmojmë të gjitha klubet, pavarësisht kampionatit, duke përfshirë këtu edhe arbitrat. Do mundohemi të japim ndonjë shumë, për të ndihmuar të gjithë sadopak. Do mundohemi të ndihmojmë me të gjitha mundësitë që kemi. Ne jemi solidarë dhe për këtë punë deri tani nuk kemi pasur shumë probleme.”

(E.Ç/Dosja.al)

Shto Koment