Kuriozitete

Një lajm i mirë vjen nga Izraeli, zbulohen antitrupat që neutralizojnë koronavirusin

Instituti i Izraelit për Kërkimet Bilogjike (IIBR) dhe Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se periudha e kërkimeve të një menyre kundërvepruese, për Covid-19 ka përfunduar.
Featured image of article: Një lajm i mirë vjen nga Izraeli, zbulohen antitrupat që neutralizojnë koronavirusin Foto ilustruese

IZRAEL– Vijojnë përpjekjet për të gjetur një ilaç që lufton koronavirusin. Së fundmi, një lajm i mirë ka ardhur ka Izraeli.

Instituti i Izraelit për Kërkimet Bilogjike (IIBR) dhe Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se periudha e kërkimeve të një menyre kundërvepruese, për Covid-19 ka përfunduar.

Përmes llogarisë së saj në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka pohuar që ilaçi i zbuluar ka kaluar fazën e provës dhe do të testohet tek të prekurit me COVID-19. Antidoti do të kalojë në fazën e zhvillimit dhe do të tregëtohet. Izraeli pretendon se IIBR është institucioni i parë që ka arritur një përparim shkencor që plotëson të tre parametrat: 1. Një antitrup monoklonal i ri dhe i rafinuar që përmban një pjesë të mangët të proteinave të dëmshme; 2. Antitrupi mund të neutralizojë koronavirusin dhe 3. Antitrupi u testua në mënyrë të qartë në raste agresive të koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që Qeveria e Izraelit ka njoftuar heqjen e plotë të kufizimeve të lëvizjeve të vendosura për qytetarët gjatë pandemisë.

Marrë nga Thepolicytimes.com

(k.a./dosja.al)

Shto Koment