Kuriozitete

Një lajm i keq nga Italia! Thanë se do zhdukej me rritjen e temperaturave, studimi na ‘pret krahët’, koronavirusi nuk ndikohet aspak (PROVAT)

Kemi dëgjuar nga ekspertë se virusi do të ulte prekshmërinë dhe përhapjen e tij do të humbiste fuqinë por mesa duket gjithçka ka rezultuar ndryshe.
Featured image of article: Një lajm i keq nga Italia! Thanë se do zhdukej me rritjen e temperaturave, studimi na ‘pret krahët’, koronavirusi nuk ndikohet aspak (PROVAT) Foto ilustruese

ROMË – Një lajm i keq vjen nga Italia. Universiteti i Bicocca-s ka zhvilluar disa studime lidhur me koronavirusin dhe sjellen e tij paralelisht me rritjen e temperaturave.

Kemi dëgjuar nga ekspertë se virusi do të ulte prekshmërinë dhe përhapjen e tij do të humbiste fuqinë por mesa duket gjithçka ka rezultuar ndryshe. Mësohet se Sars-CoV-2 nuk merr parasysh variacionet klimatike duke i shuar shpresat se pandemia do të ndalonte përhapjen masive me fillimin e pranverës.

Precedenti që përhapja do të parandalohet me fillimin e verës erdhi nga virusi SARs që “shpërtheu” në fund të vitit 2002 dhe u largua në korrik të 2003. Por nuk ka rezultuar e njëtja gjë me koronavirusin.

Profesor i asociuar Massimiliano Fazzini u shpreh se studimet ishin kryer edhe në temperaturën mbi 27 gradë dhe nuk kishte asnjë ndikim.

“Disa kanë theksuar se Covid-19 do të vdiste në temperature mbi 27 gradë celsius, por tani për tani kjo nuk konfirmohet nga studimi ynë. As era dhe dielli nuk kanë ndikim tek pandemia.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Studimi ka nisur që në 20 janar, duke filluar me Wuhanin dhe është shtrirë në vende të tjera me klimë të ngrohtë apo edhe të ftohtë.

Ndërkohë në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Marrë nga La Repubblica

(k.m/dosja.al)

Shto Koment