Aktualitet

Një lagje pa hipotekë në Shkodër/ Prej 15 vitesh “mëhalla e re” kërkon legalizim, banorët: O të na japin tapitë, ose të na kthejnë lekët

VIDEO
Punonjësit e hipotekës pretendojnë se janë procedurat ato që vonojnë por sipas banoreve problemi qëndron diku tjetër.
Featured image of article: Një lagje pa hipotekë në Shkodër/ Prej 15 vitesh “mëhalla e re” kërkon legalizim, banorët: O të na japin tapitë, ose të na kthejnë lekët Banori në Shkodër

SHKODËR- Prej rreth 15 vitesh sorollaten në dyert e Agjensisë së Kadastrës. Janë qindra familje në lagjen “Mehalla e re” në Shkodër të cilët presin për legalizimin e banesave të tyre. Dokumentet i kanë dorëzuar dhe kanë bërë të gjitha pagesat, por deri me sot nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë.

Punonjësit e hipotekës pretendojnë se janë procedurat ato që vonojnë por sipas banoreve problemi qëndron diku tjetër.

Prej disa muajsh, edhe komunikimi i qytetarëve me Agjensinë e Kadastrës në Shkodër është kufizuar dhe mundësia e vetme për të marrë informacion është përmes një numri telefoni që ka publikuar institucioni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top Channel 

Shto Koment