Aktualitet

“Një kryeministër si Edi Rama…” Reagon ministri gjerman Christian Schmidt: Shkatërrimi i Teatrit në këtë kohë ngre disa pyetje  

Ai është shprehur se shembja e Teatri Kombëtar është një fatkeqësi duke shprehur shqetësimin se shkatërrimi i tij në kohën ku ndodhemi ngre disa pyetje që shkojnë përtej asaj që shihet. Po ashtu ai shprehet i habitur në lidhje me kryeministrin e vendit duke theksuar se Edi Rama është një njeri i kulturës.
Featured image of article: “Një kryeministër si Edi Rama…” Reagon ministri gjerman Christian Schmidt: Shkatërrimi i Teatrit në këtë kohë ngre disa pyetje   Christian Schmidt

GJERMANI– Shembja e Teatrit Kombëtar ka qenë një nga kryefjalët e mediave ku nuk kanë munguar reagimet nga politikanët intelektualët, artistët jo vetëm shqipëtarë por edhe ata të huaj. Së fundmi për prishjen e një nga monumenteve historike të popullit shqiptar ka reaguar edhe ministri gjerman Christian Schmidt, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai është shprehur se shembja e Teatri Kombëtar është një fatëkeqësi duke shprehur shqetësim se shkatërrimi i tij në kohën ku ndodhemi ngre disa pyetje që shkojnë përtej asaj që shihet. Po ashtu ai shprehet i habitur në lidhje me kryeministrin e vendit duke theksuar se Edi Rama është një njeri i kulturës.

Prishja e Teatrit Kombëtar është një proces shqetësues. Në fakt kisha përshtypjen se Shqipëria u përpoq shumë në procedurat e sundimit të ligjit përpara hapjes së bisedimeve të pranimit në BE. Qasja administrative dhe ligjore, se si Teatri Kombëtar është shembur me shpejtësi ngre disa pyetje. Është gjithmonë fatkeqësi kur zhduket një ndërtesë historike. Sidomos me një kryeministër artistik si Edi Rama do të kisha dyshuar se ruajtja e Teatrit Kombëtar, por mbi të gjitha shteti i së drejtës, do të kishte qenë shqetësime të rëndësishme për të.”- u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mëngjesin e 17 majit u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Shumë artistë e politikanë u shoqëruan në Komisariat. Opozita, aktivistët dhe artistë kanë zhvilluar dy protesta deri më tani dhe firmosën peticionin ku kërkuarn rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në të njëjtin vend dhe ashtu siç ishte.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment