Aktualitet

‘Ai që të la vetëm…’, hashash e armë që në vegjëli, jeta e dy shokëve të fëmijërisë, sherri që përgjaku Bulqizën (FOTO)

Ata janë rritur dhe janë shkolluar në të njëjtën shkollë. Ajo që ende nuk dihet është shkaku i sherrit.
Featured image of article: ‘Ai që të la vetëm…’, hashash e armë që në vegjëli, jeta e dy shokëve të fëmijërisë, sherri që përgjaku Bulqizën (FOTO) Fotot e viktimes dhe autorit

BULQIZE- Dy të rinjtë që u përfshinë sot në sherrin me thika në Bulqizë, nuk ishin të panjohur për njëri-tjetrin. Fatjon Keta dhe Arlind Pasha, ishin shokë fëmijërie me njëri tjetrin. Ata janë rritur dhe janë shkolluar në të njëjtën shkollë. Ajo që ende nuk dihet është shkaku i sherrit.

Në postimet e viktimës në rrjetet sociale, shihen postime me cigare hashashi qysh në moshë të mitur.

Fotoja me hashash

Një tjetër postim që tregon për situatën në të cilën ndodhen sot fëmijët shqiptar, është edhe ky ku i mituri ka pozuar me armë zjarri, e një tjetër shok i tij, poston 2 armë të tjera tip pistoletë.

Arlind Pasha, 20 vjeç, ka patur një profil aktiv në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe thënie motivuese për jetën, dashurinë, dështimin dhe suksesin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në jetë, mos nënvlerëso askënd: një kimb i vogël mund të rrëzojë një pemë shekullore!”-thuhet në njërën nga shprehjet që është shpërndarë nga i riu.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Bulqizë, ku pas një sherri për motive të dobëta, Fatjon Keta vrau me thikë shokun e tij të fëmijërisë, Arlind Pashajn. Më herët, autori kishte dhunuar edhe nënën dhe motrën.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment