Showbiz

“Një këputje e tmerrshme”/ I shoqi iu shtrua në spital, aktorja Zamira Kita tregon eksperiencën me Covid-19: Tani jam mirë, 12 ditë me temperaturë….mos e përjetoni sikur të jetë vdekja

Ajo shton se të shoqin e kishte të shtruar në spital, pasi është në gjendje më të rëndë. Për aktoren, ky virus duhet parë si një grip i zakonshëm dhe jo sikur të zë e vdekja dhe të shuhen shpresat.
Featured image of article: “Një këputje e tmerrshme”/ I shoqi iu shtrua në spital, aktorja Zamira Kita tregon eksperiencën me Covid-19: Tani jam mirë, 12 ditë me temperaturë….mos e përjetoni sikur të jetë vdekja Zamira Kita

TIRANË– Aktorja Zamira Kita, e cila është infektuar me Covid-19 bashkë me të shoqin, ka folur për herë të parë publikisht për këtë gjë.

Në një lidhje telefonike në “wake Up”, Kita u shpreh se ndihet keq, pasi për herë të parë për shkak të shëndetit i është dashur të izolohet. Ajo shton se të shoqin e kishte të shtruar në spital, pasi është në gjendje më të rëndë. Për aktoren, ky virus duhet parë si një grip i zakonshëm dhe jo sikur të zë e vdekja dhe të shuhen shpresat.

“Ne fakt më kini patur shumë me Covid, por tani jam shume mire, keshtu qe e kalova. Nuk kam qene larg Kokofestit, kam takuar artistë poshtë dritares. Por ndërkohë une dua të them dicka meqe dal publikisht, eshtë bërë një propagandë shumë e shemtuar dhe e tmerrshme e këtij Covid-i që duket sikur kur të zë Covid, të zë vdekja dhe ti nuk ke asnjë shpresë. Dhe njerezisht psikologjikisht rendohen dhe e vuajne shumë kete gje. Unë nuk e pata kaq të rëndë dhe kisha një lloj optimizmi, të njëjtën gjë dhe bashkëshorti im që e kishte shumë më të rëndë se unë. Duhet që njerëzit ta mendojnë si një grip normal, diku zë më lehtë e diku më rëndë dhe ajo këshillë që unë dua t’u jap të gjithëve është të mos neglizhojnë asnjë shenjë, menjëherë kontakt me mjekun që të ndjekin protokollin që u këshillojnë dhe kësisoj nuk do të kenë asnjë rrezik nga ky virus. Une pata nje temperature para 12 ditesh, isha ne plazh ne fundjave. Ajo temperature shpetoi dhe bashkeshortin tim se mesa duket ai e kishte me shume se mua, por nuk kishte shenja. Nje kolle te lehte qe gjithnje thoshte eshte kolla ime. Une nisa menjehere te pi antibiotikun ne darke, erdha bera tamponin dhe dola pozitive. Me rendoi nje keputje e tmerrshme qe nuk cohesha dot as te lavamani per te pire uje, burrin e kisha ne spital, vajzen sdoja ta afroja,”– tha aktorja Zamira Kita.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment