Showbiz

Një këngë shqip nga Rita Ora, surpriza që po përgatit këngëtarja

Rita Ora po përgatit një këngë në gjuhën shqipe?!
Featured image of article: Një këngë shqip nga Rita Ora, surpriza që po përgatit këngëtarja Këngëtarja, Rita Ora.

ZVICËR- Rita Ora ka qenë e ftuar në një intervistë në Zvicër ku për 20 minuta ka prekur gjërësisht origjinën e saj shqiptare dhe krenarinë e të qenit nga Kosova. E pyetur nëse do të realizojë një këngë shqipe, këngëtarja ka rrëfyer se e ka në plan dhe i pëlqen shumë si ide.

Gazetarja: Si është marrëdhënia jote me Kosovën?

Rita Ora: Pavarësisht se jam rritur në Londër, prindërit më kanë folur aq shumë saqë jam gjithnjë krenare që jam nga Kosova.

Gazetarja: A e vizitoni shpesh atë?

Rita Ora: Sa herë që të mundem, që të shpenzoj kohë me familjen time.

Gazetarja: Që nga viti 2015 jeni nderuar si ambasadore e Kosovës. Çfarë kuptimi ka për ju kjo?

Rita Ora: Është një nder i madh për mua që të kem mundësinë për të përfaqësuar vendin tim, kështu që i marr detyrat shumë seriozisht.

Gazetarja: Bashkë me ty, Dua Lipa dhe Bebe Rexhën janë disa këngëtare që kanë sukses ndërkombëtar nga vendi juaj. Si e shpjegoni ju këtë?

Rita Ora: Muzika dhe kërcimi janë në venat tona. Unë mendoj që është e mrekullueshme fakti që kemi mundësinë për të treguar talentin tonë nëpër botë.

Gazetarja: Një këngë shqiptare, do ta realizoni?

Rita Ora: Patjetër, do të ishte kënaqësi të realizoja një këngë shqip një ditë.

Marrë nga: 20 Minuten

(R.L/Dosja/al)

 

Shto Koment