Blog

Një Kalë Troje – “Dhuratë” nga Kina, me Spektrin Mbretëror të Koronës!

Ta ketë lexuar vallë Xi Jinping, perandori i sotëm i Kinës së Madhe Iliadën? Mundet! Por me siguri, e ka parë filmin e famshëm Troja, ku plani i Odiseut i ka dhënë një frymëzim për ëndrrën e tij të madhe për t’u bërë perandor i të gjithë ekonomisë së botës.
Featured image of article: Një Kalë Troje – “Dhuratë” nga Kina, me Spektrin Mbretëror të Koronës! Grafika Avni Delvina

Shumë kohë para lindjes së vetë Jezu Krishtit, u bë lufta më e famshme “mitike” që bota kish parë e dëgjuar, “Lufta e Trojës”. Dhjetë vjet luftë, beteja të humbura, plagë te pambyllura që rridhnin gjak, vringëllima shpatash, gulçime të plagosurish e male kufomash, por sërish Troja nuk po binte. Në zjarrin e betejës, një hingëllimë kuajsh të drobitur në veshin e Odiseut tingëlloi si melodi “Paqeje”.

Mendja e tij gjeniale thurri planin më djallëzor të paqes … një dhuratë në formën e një “Kali të Drunjtë”, të pafajshëm, që shumë ngjasonte me një Perëndi, atë të ”Paqes”. Kaq bukur e punuan mjeshtërit akej këtë kalë të drunjtë, sa mundën të joshnin edhe vetë mbretin e urtë Priam. Nga barku i kalit të paqes zbritën akejtë e luftës dhe e gjunjëzuan Trojën. Jo me luftë …

Ta ketë lexuar vallë Xi Jinping, perandori i sotëm i Kinës së Madhe Iliadën? Mundet! Por me siguri, e ka parë filmin e famshëm Troja, ku plani i Odiseut i ka dhënë një frymëzim për ëndrrën e tij të madhe për t’u bërë perandor i të gjithë ekonomisë së botës. Pa beteja me raketa, apo bomba atomike, edhe pse këto nuk i mungojnë. Një betejë që fitohet me armë të padukshme, të panjohura. E nisën me hapje, duke joshur oligarkët e perëndimit me krahun e lirë të punës dhe djallëzisht vodhën teknologjinë, pirateruan gjithcka, por sërish perëndimi mbahej.

Grafika Avni Delvina

Mendja e tij djallëzore urdhëroi gjeneralët e vetë të fantashkencës të shpiknin një armë të re. Ati i tij shpirtëror, Mao, u përpoq ta pushtontë botën me ideologji, citate e teori si ajo e Tri Botëve, ku bota e tretë me të dytën bashkoheshin dhe mundnin te parën – imperializmin, teori qe nuk pati sukses. E humbën betejën ideologjike me përëndimin, por jo luftën. Gjeneralët e tij të fantashkencës, pas disa betejave me H5N1, i njohur si gripi i shpendëve, apo “SARS”, i sugjeruan një virus që ka formën e një kurore mbreti që do ta gjunjëzonte botën dhe do t’i vendoste kurorën perandorake në kokë Xi Jiping-ut. Eshtë kjo një teori konspirative? Mundet, asgjë nuk është absolute. Por kësaj teorie i besojnë edhe shkencëtarë të njohur, një prej të cilëve biologu i mirënjohur francez Luc Montagnier, fitues i çmimit NOBEL në mjekësi. Për më tepër, arma e vetme e këtij virusi është izolimi, këputja e zinxhirit të transmentimit. E ku më mirë se në Kinën diktatoriale do funksiononte izolimi? Pasi shpërtheu epidemia, asgjë nuk u tha. Një zë mjeku që u përpoq të na zgjonte, u mbyll me një këshillim në polici “first” dhe “second” e cuan në gijotinë, por si të infektuar?! Italise dikur i kopjuan motoçikleten e famshme Vespa, që e pagëzuan me një emër të ri kinez. Protestuan italianët, madje kërcënuan me padi në gjykatë. Pardon nuk kërkuan kinezët dhe reston ia kthyen me një motoçikletë të vogël të pagëzuar si “Korona”.

Në mbretërinë e Hadid është shtruar gostia…..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbi kokat tona tani fluturon një re e zezë me erën e vdekjes, duke na kthyer në epokën e shpellave ku mbylleshin njerëzit dikur për t’i shpëtuar egërsirave. U kthyem si dikur në shpellarë të mbyllur. Ekonomia botërore po kolapsohet. Rrugët ngjasojnë me arterie pa gjakë, të ngrira. Njerëzit të strukur brenda kafkave të tyre shohin me frikë lajmet, me shpresë se do të dali sërish një Fleming për të shpikur ilaçin e magjishëm që do të mposhti virusin Wuhanez. Armiku mund te jetë kudo, madje edhe te miqtë tanë më të dashur. Përqafimet e ngrohta I haruam, vetëm nje ”hello“ne distancë. “Maskat”, më së shumti “modë” e politikanëve dhe diplomatëve në takimet kortezie dhe fushata elektorale, tani janë artikujt tanë më të kërkuar. Politikanët po flasin pa “dorashka”, kurse ne votuesit e tyre I bjejmë dorashkat si frengu pulën, me shpresë se Kina e madhe do na dërgojë mjaftueshëm për të gjithë. Kronikat e lajmeve janë të mbushura me mort dhe tingëllojnë në veshët tanë si rënkime kambanash. O udhëtar, nëse dëgjon këmbanën të bjerë, mos pyet për kë po bie…..ajo bie edhe për ty. Kështu na paralajmëronte dikur Heminguei. Një zog i vogël vizitor në ballkonim tim, përfitoi nga hutimi im dhe çukiste pa frikë në pjatën time, si të ishte zot shtëpie. Edhe kafshët e ndjejnë dobësinë tonë dhe po lëvizin pa marë “leje” ne rrugët e qyteteve, duke I parë si habitate të tyre. Perëndia Had ka shtruar gosti. Kosa e tij si shpata e Demokleut është ngritur mbi kokat tona. Engjëjt tanë mbrojtës me bluza të bardha po stërmundohen me armikun e padukshëm deri në vetmohim, por pacientëve u duken si kozmonaut alien. Edhe pse pranëvera ka trokitur, pejsazhi është i zymtë … nuk duken rreze drite në fund të tunelit.

Grafika Avni Delvina

Po Oganizata Botërore e Shëndetit ku humbi?

Me në krye një farë Tedros Adhamon, një microbiologist nga Etiopia, që shqip më shumë tingëllon si doktor Adhamudhi i famshëm, më shumë bëri avokatinë e një “Regjimi Virulent” se sa paralajmeroi botën për rrezikun. Pse nuk dërgoi specialistët e vetë në Wuhan për të parë nga afër gjendjen?! Në xhepat e saj vetem nga USA përfundojnë rreth 500 milion dollarë në vit! Nuk mund të izolojmë Kinën për hiç mos gjë?! E ndërsa në Wuhan pirgjet e kufomave shdëroheshin në hi duke e zvogëluar numrin real të viktimave, OBSh-ja “vlerësonte” Kinën e madhe për masat e mara. Të jetë kjo miopi, apo diçka më tepër? Mbase koha do ta zbardhë të vërtetën. Mbyllja hermetike e çdo informacioni real nga Wuhani , do t’i japë dorë shumë teorive që konsiderohen si “konspirative”. Një fature 150 miliard USD i kërkon sot edhe Kancelaria Merkel Xi Jinping-ut. Të vënë me shpatulla pas muri nga i gjithë opinioni botëror, rregjimi virulent kinez po prodhon teori konspirative si “virusi u përhap nga ushtaret amerikanë në Kinë; erdhi nga Lakuriqi ndaj na gjeti të papërgatitur se ishte një virus pa brekë – lakuriq…”

Në vend të Epilogut:

Hapat e Kalit të Drunjtë të Trojës dëgjohen edhe sot në kohët moderne. Hingëllimat e Kalit të Drunjtë ushtojnë në veshët tanë dhe na zgjojnë tmerret e luftës, sot me armë të pa dukshme. “Lufta e Tretë Botërore” sapo ka nisur.  Në fushën e betejës janë rreshtuar ushtritë. Eshtë një lojë shahu. Xi Jinping po sulmon me kuajt e luftës. Por kujdes! Hektori nuk ka vdekur. Ai është gjallë. Sot quhet Trump. A do ta shpëtojë Trump Trojën?!

Shto Koment