Virale

“Një kafe nga lali” për Veliajn, “ëmbëlsira në fund” për Bozon/ Rama u vendos etiketimet pikante kandidatëve: Etilda të lutem

Pandeli Majkon, i cili është në pozicionin e 19 në listë e ka cilësuar si më të riun e të vjetërve në Partinë Socialiste. 
Featured image of article: “Një kafe nga lali” për Veliajn, “ëmbëlsira në fund” për Bozon/ Rama u vendos etiketimet pikante kandidatëve: Etilda të lutem Edi Rama, Pandeli Majko, dhe Luljeta Bozo

TIRANË- Ditën e sotme, gjatë prezantimit të skudrës së Partisë Socialiste , Kryeministri Edi Rama, ka bërë edhe etiketime të veçanta për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Pandeli Majkon, i cili është në pozicionin e 19 në listë e ka cilësuar si më të riun e të vjetërve në Partinë Socialiste.

Ndërkohë, gjatë prezantimit ishte e pranishme dhe Luljeta Bozo, e cila është e para në listën e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë në fjalën e tij, tha se jo më kot ia la Bozos fjalën në fund, dhe në këtë moment ka përdorur dhe shprehjen e njohur popullore se  “ëmbëlsira lihet për në fund”. 

Pasi ka përfunduar Bozo, Rama i ka lënë fjalën Kryetrai të Bashkisë Erion Veliaj, duke thënë se pas ëmbëlsirës vjen kafja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me një kafe nga lali” tha Rama duke ia lënë fjalën Veliajt.

Po ashtu, Rama prezantoi me “delikatesë” ministren e Drejtësisë, duke i thënë thjesht “Etilda, të lutem”.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment