Rajoni

Një javë pasi solli në jetë foshnjen e saj, ndërron jetë 27-vjeçarja e infektuar me Covid-19 në Maqedoni

Kishte një javë që kishte lindur, ndërron jetë e reja me koronavirus.
Featured image of article: Një javë pasi solli në jetë foshnjen e saj, ndërron jetë 27-vjeçarja e infektuar me Covid-19 në Maqedoni Foto ilustruese.

MAQEDONI– Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoni pas rasteve të identifikuara me koronavirus. Një 27-vjeçare, e cila rezultoi positive me koronavirus, ka ndërruar jetë një javë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, mjeku shqiptar Aliriza Osmani ndau të dhënat e fundit nga Kumanova, teksa u shpreh se ky virus nuk kursen më askënd.

“ Në Kumanovë për momentin, në përgjithësi është gjendje stabile. Nuk është një situatë e vështirë. Një  27- vjeçare ka lindur para një jave dhe sot ndërroi jetë. Ishte e konfirmuar me COVID-19. Nuk e ka transferuar te foshnja virusin. Virusi nuk bën një farë zgjedhje prej moshës. Lindja ka qenë e vështirë dhe është kryer lindje cezariane”,– u shpreh mjeku Aliriza Osmani.

Përsa i përket gjendjes së personelit mjekësor mjeku shqiptar u shpreh se një numër jo i vogël mjekësh kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë jam në repartin e infektivit në Kumanovë. Kemi patur 4 infektologë. 2 kanë dalë pozitivë nga testi. Gjithashtu edhe një mjek tjetër. Një anestezist dhe një urolog kanë rezultuar pozitivë gjithashtu. Unë kam kryer dy teste dhe kam dalë negativ. Unë kam qenë në 2001-shin prezent në luftë. Nuk ndihem i rrezikuar. Ne jemi mjekë dhe pranojmë punën që kryejmë,”– ka shtuar më tej mjeku.

Aktualisht në Kumanovë statistikat janë, 617 të infektuar, 30 të vdekur, 35 te shëruar. Ndërkohë numërohen 18 raste të reja . Nga 617 mjekë, 10%  e tyre rezultojnë të infektuar.

R.L/Dosja.al

Shto Koment