Aktualitet

Një javë pa asnjë kontakt, humbin pa lënë gjurmë dy turiste të huaja që po eksploronin alpet (FOTO)

Dosja.al mëson se dy turiste te huaja, një gjermane dhe një polake prej ditësh kanë humbur kontaktet me pjesën tjetër të grupit dhe me shoqëruesit e tyre.
Featured image of article: Një javë pa asnjë kontakt, humbin pa lënë gjurmë dy turiste të huaja që po eksploronin alpet (FOTO) Alpet shqiptare dhe turistet e humbura
Përditësuar:

VERMOSH- Ishin duke eksploruar natyrën, por jo gjithçka ka shkuar në udhëtimin e tyre dhe tashmë kanë humbur çdo kontakt. Ky është fati tragjik i dy turisteve të huaja të cilat kishin ardhur në Shqipëri për të bërë disa ditë pushime dhe kishin zgjedhur alpet si destinacion.

Dosja.al mëson se dy turiste te huaja, një gjermane dhe një polake prej ditësh kanë humbur kontaktet me pjesën tjetër të grupit dhe me shoqëruesit e tyre.

Ato janë indentifikuar si Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek. Ato ishin duke udhëtuar në aple, teksa po vizitonin disa nga destancionet turisitike në veri, por prej datës 13 gusht nuk dihet fati i tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme është gjetur makina me të cilën udhëtonin, por shumë larg vendit nga ku ato kishin kontaktet e tyre. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, dy turistet kontaktin e fundit e kanë pasur në Vermosh, por mjeti me të cilin udhëtonin është gjetur matanë kufirit, në Plavë të Malit të Zi.

Ende nuk dihet fati i gjermanes dhe polakes, por mësohet se policia ka nisur kontrollet në zonë dhe po bashkëpunohet dhe me Malin e Zi për t’i gjetur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment