Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Unë jam Abdul Wasey. Jam 33 vjeç, dhe kam ardhur nga Kabuli. Atje drejtoja një studio animacioni. Isha një prej themeluesve dhe drejtori artistik.”
Abdul Wasey po shijonte jetën në kryeqytetin afgan si një sipërmarrës i ri dhe i suksesshëm. Dalëngadalë, ai po ndërtonte të ardhmen së bashku me bashkëshorten, Sana, deri në momentin që siguria për jetën e tij nuk ishte më e garantuar.
“Në vitin 2013 punoja në një kompani që bashkëpunonte me ushtrinë amerikane. Kjo u kthye në një kërcënim të madh për mua. Çdokush që kishte punuar me të huajt, veçanërisht me ushtrinë amerikane, ishin në rrezik për tu persekutuar nga talebanët.”
Jeta e Abdul ndryshoi drastikisht pas 14 Gushtit. Për t’i mbijetuar realitetit të ri, ai u detyrua të marrë masa që nuk i kishte menduar ndonjëherë më parë.
“Për rreth 1 javë qëndrova i fshehur. Disa ditë isha me gjyshen time, më pas shkova te disa familjarë që banonin pranë aeroportit”.
Ndërsa shqetësohej për sigurinë e bashkëshortes dhe të tijën, një fije shprese u ndez.
“Morëm një telefonatë gjatë kohës që ishim fshehur. Na thanë se një autobus po na priste në një karburant dhe duhet të shkonim menjëherë. Nuk kishim aspak kohë për t’u bërë gati. Morëm disa rroba dhe shkuam te autobusi, për të cilin na thanë që kishte leje të lëvizte brenda aeroportit. Kur shkuam atje pamë se ishin 6 autobusë të tjerë në radhë. Kemi pritur 27 orë. Shkuam te një nga terminalet e aeroportit por nuk na lanë të futeshim. Talebanët e kishin marrë nën kontroll. Pritëm aty 11-12 orë, deri sa erdhi mesnata. Talebanët erdhën, filluan të qëllojnë me armë dhe na thanë të gjithëve të largoheshim. Shkuam në një vend tjetër. Një grup njerëzish që po koordinonte operacionin folën me disa persona nga terminali që ishte ende nën kontrollin e amerikanëve. Kur mbërritëm atje pritëm mbi 10 orë të tjera deri sa morëm leje për të hyrë në avion.
Buzëqeshja i kthehet kur kujton se sa e bukur ishte jeta e tij përpara se talebanët të merrnin në dorë pushtetin. Edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë, Abdulit i duket një realitet shumë i largët.
“Kisha hapur studion time të animacionit dhe dizajnit së bashku me disa të tjerë. Filluam biznesin në fund të 2018. Për shkak të pandemisë patëm disa ditë të vështira, por në fillim të 2021 na erdhën klientë të mirë, po kapnim projekte të reja. Kjo ishte edhe arsyeja që për një kohë të gjatë nuk e pranoja dot faktin që duhet të largohesha nga vendi im, edhe pse patëm paralajmërime. Na thonin që talebanët do të vijnë, por ne kishim punuar aq fort dhe biznesi po ecte shkëlqyeshëm. Donim që kompania jote të bëhej e njohur jo vetëm në Afganistan, por në të gjithë rajonin. Më pas, 15 Gushti erdhi. Çdo gjë u kolapsua dhe u detyrova të pranoj realitetin e ri që kjo ëndërr do mbetej përgjysmë.”
Abdul tregon që kjo ishte një nga momentet më tragjike të jetës së tij. Atij nuk i kishte shkuar kurrë mendja që situata do të përshkallëzohej kaq shpejt, dhe se investimi që kishte bërë për biznesin do t’i zhvlerësohej në këtë mënyrë.
Keni lënë familje pas?
Po, kushërinjtë e mi janë atje, disa xhaxhallarë dhe pothuaj i gjithë rrethi i gjerë familjar.
Komunikoni me ta?
Po, flasim herë pas here.
Çfarë thonë, si e përshkruajnë situatën?
Janë të shokuar. Po përpiqen të pranojnë realitetin. Disa prej tyre kanë bërë valixhet gati. Duan të largohen nga vendi, por situata në aeroport është shumë rrëmujë. Nëse vihet rend në aeroport mund të jenë në gjendje të largohen. Ndërsa të tjerët që nuk e kanë këtë mundësi, janë thjesht në pritje që të ndodhë diçka.
Ditët në Shqipëri, Abdul dhe bashkëshortja e tij Sana i kalojnë duke menduar për të ardhmen. Megjithëse ai nuk ka një vizion të qartë, shpreson të rindërtojë jetën në SHBA, Angli ose Kanada.
“Tani që jemi këtu po mundohemi të rregullojmë dokumentet. Shpresoj që aftësitë që kam t’i vë në përdorim, të gjej treg dhe të vazhdoj atë që kisha nisur më parë. Megjithatë ka shumë paqartësi. Nuk mund ta them çdo të ndodhë.”
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Zjarri që përfshiu ditën e djeshme fshatin Panaja në Vlorë ishte i qëllimshëm. Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe po ndjek penalisht një t...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Eurostat për Shqipërinë, i cili shkruan...
TIRANË– 9 leje drejtimi janë pezulluar gjatë natës që lamë pas për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar. Në njoftimin e Policisë Rrugore bëhet me d...
TIRANË– Shqipëria duket se shërben vetëm për diçka: Vend tranzit drejt atyre të Bashkimit Europian. Shtetasit nga Bangladeshi dhe India kanë shfrytë...
“Emri im është Ghizaal Haress. Jam nga Kabuli. Jam 40 vjeç dhe jam avokate.”Ghizaal Haress është një grua e shoqërisë afgane që gjatë jetës së saj i ka i...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka reaguar ashpër pas komenteve që kanë qarkulluar në rrjet lidhur me pamjet që u regjistruan sot në Pogradec, ku 21...
Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e së martës historitë e disa prej afganëve të strehuar në Shqipëri. Një prej tyre është edhe 26-vjeçarja Sana, e ci...
Nga 22 mijë maturantë që kanë aplikuar në universitet në këto 6 ditë të para të regjisitirmit janë regjistruar mbi 40% e tyre.Sipas kreut të Rrjetit Akademik Sh...
Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së martës një tjetër skandal. Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë. Ka qenë dr...
TIRANË – Në hyrjen e një pallati në zonën e Xhamllikut në Tiranë, po ndërtohet një lokal pa miratimin e banorëve. Ata kanë zhvilluar një protestë ditën e s...