Sport

Një ish-futbollist fut në telashe Kukësin, FIFA i bllokon merkaton për 1 vit dhe gjobë 44 mijë euro

Zderic hodhi në gjyq një vit më parë klubin shqiptar për mospagesën e dy rrogave të fundit të sezonit, maj-qershor 2018
Featured image of article: Një ish-futbollist fut në telashe Kukësin, FIFA i bllokon merkaton për 1 vit dhe gjobë 44 mijë euro Filip Zderic- Ish futbollist i Kukësit

KUKËS-Ish-futbollisti i Kukësit Filip Zderic i bën gjëmën verilindorëve. Ky i fundit ka hedhur në gjyq Kukësin për shkak se nuk ka marrë detyrimet që i takojnë. Ky i fundit hodhi në gjyq një vit më parë klubin shqiptar për mospagesën e dy rrogave të fundit të sezonit, maj-qershor 2018, për një vlerë në total prej 8 mijë eurosh që klubi ia kishte mbajtur duke akuzuar lojtarin se nuk ishte paraqitur në fazë përgatitore dhe e kishte gjobitur.

Zderiç provoi para FIFA-s se në fakt klubi e kishte dërguar te skuadra e dytë, duke mos e marrë me vete në fazën përgatitore, ndërsa nuk kishte marrë asnjë lajmërim për gjobën e as nuk isht në dijeni që kishte shkelur rregulloren. Paneli i FIFA-s gjykoi se Kukësi kishte thyuer kushtet e kotnratës e si rrjedhojë përveç rrogave të prapambetura, në vendimin e datës 30 janar.

Zderiç përfitoi edhe një dëmshpërblim prej rreth 44 mijë eurosh plus kamatë vonesën, për prishje të kushteve të kotnrtaës nga klubi, Kukësi duhej të paguante këto shuma përndryshe hynte në fuqi sanksioni i pezullimit të merkatos për deri në 3 dritare të saj (verë 2020, janar 2021, verë 2021) nëse nuk e bënte një gjë të tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Etiketa:

Shto Koment