Aktualitet

Gjendet një person i vdekur në Durrës, Policia: E kemi identifikuar, është 44 vjeç

Më tej shtohet se vdekje mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhunë.
Featured image of article: Gjendet një person i vdekur në Durrës, Policia: E kemi identifikuar, është 44 vjeç Foto ilustruese

DURRËS- Një person është gjetur sot i vdekur në Durrës. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth dhe trupi i përket një 44-vjeçari.

Më tej shtohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë  Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E. K.,44 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment