Politike

‘Një i ri ëndërron që të bëhet trafikant droge’, Hajdari për protestat: Të rinjve po iu thyhen kockat. Ju jetoni në kodrina, bëni hare sa herë të doni

VIDEO
Hajdari tha se të rinjtë kanë ëndërr që të bëhen trafikant droge pasi në këtë mënyrë dalin nga varfëria. Ajo sulmoi opozitën duke i thënë se jetojnë në vende të shtrenjta, vende nëpër kodrina e se shkelin ligjin sa herë të duan.
Featured image of article: ‘Një i ri ëndërron që të bëhet trafikant droge’, Hajdari për protestat: Të rinjve po iu thyhen kockat. Ju jetoni në kodrina, bëni hare sa herë të doni Rudina Hajdari

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari gjatë seancës së sotme plenare foli për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe për protestën që u zhvillua për ditë me rradhë në sheshe. Hajdari tha para deputetëve se të rinjtë dalin për të protestuar pasi ndihen të pasigurtë

Ndër të tjera Hajdari tha se të rinjtë kanë ëndërr që të bëhen trafikant droge pasi në këtë mënyrë dalin nga varfëria. Ajo sulmoi opozitën duke i thënë se jetojnë në vende të shtrenjta, vende nëpër kodrina e se shkelin ligjin sa herë të duan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Këto kohë kam folur me të rinjtë shqiptarë, se doja të dija se cfarë i shtyu të dilnin në shesh. Pasiguria e tyre, pambrojtja është një frikë, frikë të pranosh se shteti shqiptar nuk është në mbrojtje të të rinjve. Të rinjte që dolën në sheshe ishin të revoltuar, politika bëri atë që bën gjithmonë, i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, halabakë. Janë këta që kërkojën votat dhe kërkojnë për të vjedhur. Si mos të revoltohet një i ri sot kur ëndërron që të bëhet një trafikant droge që të dalë nga varfëria, si mos të revoltohet kur nuk ka mundësi për tu punësuar, kur prindërit e tyre nuk i shkollojnë dot, nuk i cojnë dot në shkolla, nuk i blejnë libra. Si mos të revoltohet nëj i ri kur nuk ka perspektivë përpara, kur këtu mbizotëron paraja, njohja. Ju jetoni në kodrina, në vende të shtrenjta, bëni hare sa herë të doni, nuk respektoni ligjin, ndërkohë që të rinjtë shqipatër nuk e kanë këtë shanc, ju i thyeni kockat. nga arroganca juaj, që nuk pranoni dot revoltën e tyre . Ata do vahzodjnë të dalin dhe pse ju i fusni nëpër burgje, sepse ka ardhur momenti kur nuk mban më. Politikanët janë shndërruar në më të urryerit në vend, ju sot i keni hequr dinjitetin të rinjve shqiptarë, duke i kthyer në emigrantë. A ka gjë më të keqe se jo, që ti ktheni në trafikantë droge që të ecin përpara. Unë jam e sigurtë që drejtësia për ta do vijë. ‘ – u shpreh Hajdari.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment