Sport

Një haker turpëron klubin shqiptar në Facebook, faqja ka një emër të ri ofendues

Ballkani është një nga klubet më aktive në rrjetet sociale, por kësaj here lajmi për drejtuesit nuk ka fare lidhje me ecurinë sportive apo ndonjë arritje tjetër
Featured image of article: Një haker turpëron klubin shqiptar në Facebook, faqja ka një emër të ri ofendues Emri i ndryshuar i Ballkanit (Facebook)

Fantazia e shqiptarëve nuk ka të sosur. Kjo kuptohet sidomos në rrjetet sociale, aty ku rinia kalon shumicën e kohës së lirë.

Skuadra e Ballkanit aktualisht po lufton për titullin kampion në Kosovë, por duket se i ka disa probleme. Për shembull, siguria në rrjetet sociale nuk është arma e tyre e fortë.

Dikush i ka bërë “hack” faqes së klubit në Facebook dhe është tallur duke i ndryshuar emrin. “FV Ballkani Ko*et N’Sulum” është emri i ri i faqes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ballkani është një nga klubet më aktive në rrjetet sociale, por kësaj here lajmi për drejtuesit nuk ka fare lidhje me ecurinë sportive apo ndonjë arritje tjetër. Reklamë të keqe nuk ka, por kjo nuk lë shije të mirë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment