LIVE UPDATES
Bota

“Një grua pranoi se ishte rekrutuar…”/ Austria akuzon Turqinë për spiunazh, deklarata e kancelarit Sebastian Kurz

6 Shtator 2020, 07:15 Nga DOSJA
“Një grua pranoi se ishte rekrutuar…”/ Austria akuzon

“Nuk ka vend për spiunazh turk në Austri”, me këto fjalë e hapi ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer një konferencë të posaçme shtypi gjatë së cilës njoftoi se shërbimi austriak kundër spiunazhit ka zbuluar në Vjenë të paktën një spiun të shërbimit sekret turk për botën e jashtme MIT. “Sipas hetimeve personi i akuzuar pranoi se ishte rekrutuar nga shërbimi sekret turk për të spiunuar emigrantë me origjinë turke në Austri dhe për të raportuar për ta tek autoritetet turke “. Sipas mediave austriake fjala është për një grua me origjinë turke.

Ky rast nuk është ​​një rast i izoluar dhe tregon se kemi të bëjmë me një sistem. Po ashtu ai është një dëshmi tjetër për taktikat, detyrat dhe qëllimet e shërbimit sekret turk për botën e jashtme.

Rasti i tanishëm i spiunazhit ra në sy javën e fundit të qershorit 2020. Në lagjen Favoriten të Vjenës pati përplasje të dhunshme midis nacionalistëve turq dhe demonstruesve kurdë. Ministri i Brendshëm Nehammer tha se gjatë këtyre demonstratave kishin rënë në sy persona që xhironin me video demonstruesit dhe pas demonstratës, 35 nënshtetas austriakë me origjinë turke ishin arrestuar kur po hynin në Turqi. Atyre u treguan fotografi të bëra gjatë demonstratës në lagjen Favoriten në Vjenë dhe i akuzuan për vepra të ndryshme penale.

Pas demonstratës Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe ministri i Brendshëm Nehammer deklaruan se veprimet e dhunshme ishin nxitur “nga jashtë”. “Ne nuk do të lejojmë që konfliktet nga Turqia të transferohen në Austri dhe të shkaktojnë dhunë në rrugët tona,” tha Kancelari Kurz.

Ankaraja reagoi po me akuza ndaj deklaratave energjike të qeverisë austriake: Austria nuk po vepron kundër “terroristëve” – pra kundër Partisë Punëtore Kurde PKK, e cila në Turqi është e ndaluar.

Spiunimi dhe rrëmbimi i kundërshtarëve politikë: MIT në Evropë

Eksperti austriak për shërbimet sekrete Dr. Thomas Riegler thotë se veprimet e shërbimeve sekrete në Vjenë duket se po dalin nga kontrolli. Pas një sulmi kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme austriake në shkurt të vitit 2020 dhe vrasjes së blogerit çeçen Mamichan Umarov në korrik 2020, qeveria gjendet nën presion për të marrë masa. Sipas ekspertit shërbimi sekret turk është veçanërisht aktiv.

Veprimet e shërbimit sekret turk MIT (Millî İstihbarat Teşkilâtı) në Austri nuk janë një rast i izoluar. Në të gjithë Evropën MIT përpiqet të rekrutojë informatorë nga qarqet e imigrantëve që të mbikëqyrin kundërshtarët e Presidentit turk Rexhep Erdogan dhe t’u bëjnë atyre presion. MIT është veçanërisht e pranishme atje ku ka një përqendrim të lartë të turqve jashtë vendit dhe qyetarëve me origjinë turke.

Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, për të cilën akuzohet predikuesi Fethullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, MIT i ka intensifikuar veprimet e tij në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës. Kështu në verën e vitit 2016 qeveria turke publikoi një adresë ku supozohej se jetonte Adil Öksüz në Berlin. Öksuz thuhet se ka qenë një figurë qendrore e grushtit të shtetit dhe ka kërkuar azil në Gjermani. Adresa me sa duket është gjetur prej informatorëve të shërbimi sekret turk në Berlin.

Rasti më spektakolar ndodhi në mars 2018 kur agjentët e MIT në Kosovë nxorën gjashtë mbështetës të dyshuar të Gylenit nga makinat e tyre dhe i çuan ata në Turqi. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut mendohet se midis vitit 2016 dhe 2020 MIT ka rrëmbyer 31 vetë. Aksionet e MIT shtrihen nga Zvicra, në Kosovë, Ukrainë, Republika e Moldavisë deri në Kazakistan, Azerbajxhan, Malajzi, Pakistan, Gabun dhe Mianmar.

Austria nuk dëshiron të përfshihet në këtë listë. Ministri i Brendshëm Nehammer dhe Ministrja e Integrimit Susanne Raab e bënë të qartë këtë në konferencën e posaçme për shtyp të martën (01.09): “Austria është vënë në shënjestër të spiunazhit turk. Shërbimi sekret turk ushtron ndikim mbi individë, shoqata dhe xhami. Krahu i gjatë i Erdogani arrin deri në lagjen Favoriten në Vjenë dhe  është helm për integrimin. Ne nuk e tolerojmë këtë ndikim “. Se ç’masa mbrojtëse synon të marrë Austria mbetet e hapur.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota austria akuzon turqinë për spiunazh sebastian kurz austria akuzon turqinë për spiunazh sebastian kurz

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni