Aktualitet

“Një gotë verë dhe njerëzit afrohen, bëhen të dashur…”/ Mjeku Dritan Ulqinaku tregon pse u ndalua muzika pas orës 20:00: Nuk zgjidhej me gjoba

I pyetur lidhur me aktin normativ të lëshuar nga ministrja e Shëndëtësisë për mbylljen e bareve dhe lokaleve, Ulqinaku u shpreh se qeveria 'kyç' ato biznese, të cilat nuk mund të kontrollohen dhe sensibilizohen me gjoba. 
Featured image of article: “Një gotë verë dhe njerëzit afrohen, bëhen të dashur…”/ Mjeku Dritan Ulqinaku tregon pse u ndalua muzika pas orës 20:00: Nuk zgjidhej me gjoba Dritan Ulqinaku

TIRANË– Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, i ftuar në emisionin “Repolitix” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

I pyetur lidhur me aktin normativ të lëshuar nga ministrja e Shëndëtësisë për mbylljen e bareve dhe lokaleve, Ulqinaku u shpreh se qeveria ‘kyç’ ato biznese, të cilat nuk mund të kontrollohen dhe sensibilizohen me gjoba.

“Mbyllim ato që nuk kontrollojmë dot. Nuk zgjidhet kjo punë me gjoba. Për mua mbyllja është turp por nuk po sensibiliozen dot. Një gotë verë dhe njerëzit afrohen dhe bëhen të dashur,  infektohen. Muzika është hynore, por alkooli, muzika bashkë bëhen të rrezikshme. Mendoj që rregullat nuk duhet të vazhdojnë për një kohë të gjatë,“-u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria të hënën miratoi një Akt të ri Normativ që nuk lejon ushtrimin e aktivitetit të klueve të natës, diskove, lokaleve dhe të gjitha subjekteve të tjera të ngjashme. Po ashtu është ndaluar dhe muzika pas orës 20:00. Kundër këtij vendimi kanë dalë pronarët, artistët dhe qytetarë, dhe i kanë kërkuar qeverisë që ta anulojë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment