Bota

Një furi e vërtetë, nuk përmbahen protestuesit në SHBA, thyejnë logon dhe shkatërrojnë zyrat e CNN

Protestuesit në Atlanta të SHBA-ve kanë shkatërruar zyrat e CNN në shenjë proteste ndaj vrasjes së amerikanit me ngjyrë nga oficeri i policisë.

SHBA-Godina e CNN në Atlanta është përfshirë nga flakët, si pasojë e protestave të dhunshme të një nate më parë, ndërsa është dëmtuar pjesa ballore e saj si dhe ambjentet e brendshme. Protestat gjatë pasdites, në përgjigje të vdekjes së George Floyd, i cili u vra më 25 maj nga policia.

Në orën 6 të pasdites me orën lokale, protestuesit filluan të shkatërrojnë zyrat e CNN në Atlanta, duke shkatërruar logon, thyer xhamat dhe më pas u futën brenda. Gjatë kohës që shkatërronin godinën, ata lëshonin edhe thirrje kundër medias.

Më pas gjatë orës 7 të pasditës, ata shkatërruan makinat e policisë të parkuara para zyrave të CNN. Rreth orës 9 të darkës ata arritën të futeshin brenda zyrave të CNN. Protestat në SHBA u përshkallëzuan pas arrestimit të gazetarit të CNN, gjatë kohës që po raportonte për protestat nga Mineapolis. Të gjithë gazetarët e arrestuar, u liruan një orë më vonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Demonstrata në SHBA për vrasjen e George Floyd, i cili u mbyt nga një agjent i policisë Derek Chauvin në Minneapolis vazhdojnë që prej 4 ditësh. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se mijëra protëstues kanë dalë në qytet për të demostruar në lidhje me padrejtësinë dhe deskriminin që iu bë burrit me ngjyrë. Ndërkohë së fundmi ka humbur jetën edhe një 19-vjeçar i cili është qëlluar me plumb nga autoritetet vendase. Po ashtu në protestë është arrestuar edhe një gazetar i CNN teksa ishte duke raportuar live, por u  lirua një orë më vonë.

Marrë nga CNN

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment