Blog

Një fletë nga ditari i Propagandës për sot

7 porositë e gazetares Desada Metaj pas publikimit të 10 audio-përgjimeve të gazetës gjermane BILD
Featured image of article: Një fletë nga ditari i Propagandës për sot Desada Metaj, gazetare

Günaydın Erdoğan halkı

Një fletë nga ditari i Propagandes për sot:

Porositë për sot:

1. Vazhdoni fushatën sikur nuk ka ndodhur gjë. Entuziazëm, flamuj, bluza me ngjyra regji qëndrore.

2. Shmangini komentet për përgjimet me tezën: ata djegin shkolla ne ndërtojmë ujësjellsa.

3. Relativizoni atë që publikoi Bild me fjalinë “këtu votat janë vjedhur gjithmonē”, “le të hetojë prokuroria dhe jo gazetarët” , “ nuk do e lëmë vendin të shkojë në luftë civile për ca përgjime”.

4. Angazhoni njerëzit e administratës për të ndjekur me like dhe koment aktivitetet e kryeministrit dhe te kandidatit lokal. Profilet falco ruajini nëse del Rama në ndonje aktivitet.

5. Media dhe gazetarët tanë të jenë gati për ta bërë ngjarjen të duket sa më normale, të paralajmërojne 97, apo dhe ndonjë dosje tjetër (numrin le ta gjejnë vetë).

6. Mos harroni të bëni gati shkrime dhe artikuj për të gjithë ata që guxuan të gëzohen për daljen e përgjimeve dhe ishin në ballë të sulmit ndaj qeverisē. ( mbetet ende për të bërë identifikimet e rastit).

7. DHE MOS HARRONI: Historitë me spiunazh rus dhe paralajmerimi për arrestime janë gjithmonë në ndihmë të kauzës: “Çudia më e madhe, 3 ditë zgjat”.

Etiketa:

Shto Koment