LIVE UPDATES
Aktualitet

“Një elitë sekrete rrëmben fëmijët dhe dëshiron të sundojë botën”/ Mitet konspirative rreth QAnon

28 Shtator 2020, 08:47 Nga DOSJA
“Një elitë sekrete rrëmben fëmijët dhe

Ata kanë qenë të pranishëm edhe në protestat e fundit kundër Coronës në Londër – përkrahësit e miteve konspirative të QAnon. Të shtunën e kaluar, kur u grumbulluan mijëra vetë në sheshin Trafalgar Square për të demonstruar kundër masave të qeverisë londineze për kufizimin e pandemisë, ata mbanin lart pllakate ku shkruhej „Liri në vend të frikës”, apo „Ndalni tregtinë me fëmijët”.

Elita e fshehtë

Slogani i fundit është një tregues i qartë për QAnon. Sipas lëvizjes së krijuar në internet, një elitë ndërkombëtare pedofile rrëmben dhe keqtrajton fëmijët për të fituar drogën e rinimit nga gjaku i tyre. Tek kjo elitë bën pjesë Hillary Clinton dhe investitori amerikan, George Soros, sipas tyre, dhe përpiqet të arrijë sundimin botëror. Sipas mitit, elita ka një qeveri në hije, i njohur edhe si “deep state”, që vepron pas kuintave në SHBA dhe në botë. Nga ana tjetër, ana e “mirë” qëndron presidenti, Donald Trump, që e ka filluar luftën kundër “deep state.”

Këto janë pretendimet kryesore të QAnon, që tirren edhe më tej me mite antisemitiste. Jakob Guhl nga Instituti I Londrës për Dialogun Strategjik, ISD, e quan “QAnon si tofu të lëvizjeve online. Masa e sojës mund të marrë shije të ndryshme, varësisht, se me çfarë e trazon.”

Bashkim me lëvizjen Alt-Right, esoteristët dhe anarkistët

Shembulli më i fundit është lidhja e QAnon me lëvizjen që beson, se masat e Coronës janë tejet të ekzagjeruara apo se virusi është një shpikje për të manipuluar të gjithë popullsinë me vaksinën. Kjo është vënë re në protestat në vende të ndryshme, ku krahas kundërshtarëve të vaksinës shihje edhe ezoteristë, djathtistë dhe përkrahës të QAnon. Kriza e Coronës, sipas një studimi, i ka dhënë një hov të madh lëvizjes. Nga marsi deri në qershor të këtij viti, në mediat sociale si kurrë më parë ka pasur një dendësi postimesh të lidhura me QAnon.

Sipas Guhl “edhe pse shumica e postimeve kryhet në SHBA, dimensioni i saj  ndërkombëtar është rritur. Së fundmi është Britania e Madhe, vendi i dytë ku shpërndahen më së shumti postimet e QAnon.” Pastaj vijnë në radhë Kanadaja, Australia, dhe në vend të pestë Gjermania. Sipas studiuesit të ekstremizmit, kjo është domethënëse, sepse “QAnon është e fokusuar në Amerikë dhe në anglisht. Ka spekulime, se kjo përhapje e madhe në Gjermani krahasuar me vende të tjera, jo anglishtfolëse, lidhet edhe me skenën e zhvilluar të miteve konspirative dhe lëvizjeve si ajo e anarkistëve të perandorisë, ku QAnon mund të gjente terren.”

Q – gjoja punonjësi i shërbimit të fshehtë

Në tetor 2017 një përdorues anonim nën emrin Q e ofroi në forumin 4chan në internet narrativin që krijoi QAnon. Aty ai tjerr më tej mitin e ofruar në fushatën zgjedhore në vitin 2016, e njohur si Pizzagate, ku në një piceri në Uashington vepron një rrjet pornografik me fëmijë, ku është e përzier edhe Hillary Clinton – ky pretendim, që nuk sillte asnjë fakt, u cilësua si i besueshëm edhe nga këngëtari britanik, Robbie Williams.

Q pretendonte, si punonjës i shërbimit secret, se kishte njohuri të brendshme dhe se Hillary Clitnon do të arrestohet së shpejti. Kjo nuk ndodhi, por postimet e tij gjetën përhapje të gjerë. Që atëherë tezat e Q janë shpërndarë me shpejtësi në forume në internet, pastime, video, në mediat sociale, Telegram, Facebook, Twitter, Instagram e Youtube.

Ndjenja dalldisëse të jesh prezent

Narrativa e QAnon fokusohet aty ku ka relevancë lokale. Eksperti Guhl thotë, se QAnon funksionon „si një lloj miti meta konspirativ”, që integron në vetvete mite të tjera. Aty mund të futen pikëpamjet e anarkistëve të perandorisë, apo në Britaninë e Madhe të përkrahësve të Brexitit. Në protestat pro Brexit, shihje përkrahës të lëvizjes QAnon, që e tregonin Boris Johnson si aleat të shpëtimtarit të botës, Trump.

Eksperti gjerman i internetit, Sascha Lobo shkruan në një opinion për “Der Spiegel”, se ingredienti që i sjell suksesin QAnon është mundësia për t’i zhvilluar idetë e QAnon dhe bashkosh vetë ato që gjoja quhen si pjesët e rebusit. Ai e quan QAnon „një nga ideologjitë konspirative më të suksesshme dhe më të rrezikshme në rrjet.”

Sado të çuditshme të jenë idetë e mitit të QAnon, këtu bëhet fjalë për më shumë se një fenomen në internet. Pasi përkrahësit e lëvizjes kishin planifikuar dhe kryer akte të dhunshme, FBI në vitin 2019 e ka futur QAnon në kërcënimin potencial terrorist.

Në Gjermani terroristi që kreu vrasjen me sfond ekstremist të djathtë në Hanau, ku humbën jetën 9 vetë, në një pamflet të tij shfaqte të gjithë botëkuptimin racist dhe konspirativ. Ai nuk flet drejtpërdrejt për QAnon, por raporton për një shërbim sekret që vepron në botë dhe që i komandon njerëzit nga larg. Në fund ai vrau nënën e tij dhe veten.

Përkrahës të QAnon-Anhänger – pjesë e politikës?

Rreziku i radikalizimit dhe dhunës është njëra anë. Eksperti Guhl kujton se në zgjedhjet presidenciale në nëntor, mbështetës të QAnon kanë dalë në zgjedhje si për republikanët edhe si kandidatë të pavarur për kongresin amerikan. „Njerëz që besojnë, se një elitë sekrete e dhunuesve të fëmijëve do të rrëzojë Trumpin, do të votohen me gjasë dhe do të kenë ndikim në ligjvënie.”

Facebook dhe Twitter bllokuan në verë mijëra profile të përkrahësve të lëvizjes. Në Gjermani, i ngarkuari i qeverisë gjermane kundër antisemitizmit, Felix Klein kërkon që platformat sociale të kufizojnë më shumë përhapjen e QAnon. Jakob Guhl e shikon këtë masë si të rëndësishme, por kujton problemin kryesor të algoritmeve në rrjetet sociale që favorizojnë përmbajtjet kontroverse. Prandaj ai kërkon që „të forcohet kompetenca për mediat sociale dhe informacionet e gabuara.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qano qano

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni