Sport

Një duel epik me Muhammad Ali, Tyson tregon se kush do të fitonte

Legjenda e pranon se Ai është më i madhi
Featured image of article: Një duel epik me Muhammad Ali, Tyson tregon se kush do të fitonte Foto ilustruese

Mike Tyson është i sinqertë dhe me këmbë në tokë. Ai ka treguar se kush do e fitonte një duel të mundshëm mes tij dhe legjendës Muhammad Ali. Sipas tij, nuk do të kishte asnjë shans kundër boksierit më të madh të gjitha kohërave.

“Jam i vetëdijshëm se është një sfidë fantazie. Me shumë mundësi, unë do të fitoja në fantazi, por në botën e vërtetë, Ali do të më mposhtte. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave, padiskutim”, u shpreh Tyson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tyson konsiderohet si boksieri me grushtin më të fortë në historinë e boksit dhe gjithashtu është ende boksieri që u bë kampioni i botës më i ri në moshë, 20 vjeç.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment