Bota

Një dritë shprese për italianët, mjekët në Romë nisin terapinë me ozon për pacientët në gjendje të rëndë

Terapia e ozonit ishte një propozim nga profesori Fabio Araimo Morselli, drejtor i spitalit “Policliniko Umberto I" në Romë.
Featured image of article: Një dritë shprese për italianët, mjekët në Romë nisin terapinë me ozon për pacientët në gjendje të rëndë Mjekët në Romë.

ROMË–  Çdo ditë, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë po punojnë për një mënyrë efikase sesi të ndihmojnë pacientët në luftën kundër koronvirusit.

Së fundmi mjekët në Itali kanë bërë që njerëzit të kenë ende shpresë për të fituar këtë betejë të fortë. Bëhet fjalë për një eksperimet që ka nisur ditën e djeshme zyrtarisht në repartet e “Policlinico Umberto I”.

Terapia e ozonit ishte një propozim nga profesori Fabio Araimo Morselli, drejtor i spitalit “Policliniko Umberto I”  në Romë.

” Terapia me ozon për të trajtuar pacientët Covid-19 ishte një ide e imja. Unë kam qenë në kontakt që në janar me kolegët kinezë të cilët e kanë përdorur këtë teknikë për të lehtësuar dhimbjet nëse një pacient është në fazën e përparuar të sëmundjes.Ozoni ka aftësinë të zvogëlojë inflamacionin e mushkërive që kjo sëmundje shkakton tek pacientët (ozoni shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjet kronike ose në pacientët me kancer).  Gjëja e vështirë është të kuptojmë pikën e saktë në të cilën duhet të ndërhyjmë, por ne po punojmë për të.  Në terapinë me ozon, merrën 200 mililitra gjaku nga pacienti me Covid-19 e më pas ozonohen me një makinë speciale dhe më në fund ri-injektohen. Procedura është e thjeshtë dhe e riprodhueshme në çdo institucion.”-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.

Burimi: msn.com 

A.C/Dosja.al

Shto Koment