Showbiz

Një ditë pasi u bë nënë! Arbenita Ismajli humb babain, modelja ndan lajmin e trishtë: Shpresoj që Zoti të të bekojë me një vend në parajsë

Arbenita në orët e para të mëngjesit ditën e shtunë është bërë nënë për herë të parë, ndërkaq vetëm disa orë më vonë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e babait.
Featured image of article: Një ditë pasi u bë nënë! Arbenita Ismajli humb babain, modelja ndan lajmin e trishtë: Shpresoj që Zoti të të bekojë me një vend në parajsë Arbenita Ismajli

KOSOVË– Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka humbur babain e saj si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmin e hidhur e bëri të ditur motra e Arbenitës, Almedina.

Modelja postoi në Instagram një fotografi të babait duke shkruar disa fjalë prekëse:

Prehu në paqe babai im, shpresoj që zoti të bekojë me një vend në parajsë! Gjithmonë do të jesh në mendjen time! Ju lutem të gjithëve që gjithmonë të iu tregoni të dashurve tuaj se i dashuroni dhe gjithmonë përqafoni ata, ju asnjëherë nuk do të dini se kur ata do të ikin”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi instastory

Lajmi i hidhur vjen pak orë pasi modelja u bë nënë për herë të parë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment