Politike

Një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit/ Celibashi i drejtohet qytetarëve: Do merrni informacion brenda dhe jashtë qendrave të votimit, ka pasur shqetësime për..

Celibashi tha se kush ka dilema në lidhje me procesin e votimit, mund të kontrollojnë aplikacionin e KQZ, rrjetet sociale si dhe faqen online. 
Featured image of article: Një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit/ Celibashi i drejtohet qytetarëve: Do merrni informacion brenda dhe jashtë qendrave të votimit, ka pasur shqetësime për.. Ilirjan Celibashi

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se të gjithë qytetarët do të marrin informacionin e duhur brenda dhe jashtë ambienteve të qendrës së votimit.

Celibashi tha se kush ka dilema në lidhje me procesin e votimit, mund të kontrollojnë aplikacionin e KQZ, rrjetet sociale si dhe faqen online.

Celibashi: Në disa qarqe konkurojnë dhe kandidatë të pavarur. Me qëllim që vota të jetë e vlefshme duhet të votojë në një nga tre mënyrat. Cdo mënyrë tjetër votimi mund të konsiderohet e pavlefshme. Duhet votuar në variantet që janë proopozuar. Informacioni do të paraqitet në hyrje të qendrës së votimit. Në këtë mënyrë ata që do të kenë dilema mund ta marrë infomacionin se kujt kandidat i përket x numër në hyrje dhe brenda qendrës së votimit. Do të vendosen postera të mëdhenj. Cdo votues mundet të konsultoje informacionin në aplikacionin në rrjetet sociale të KQZ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procesi që do të zhvillohet në zonën 40 është 100% i garantuar. Nuk ka asnjë lloj mënyre sipas të cilës të verifikohet se kush ka votuar për kë. Kam marr disa shqetësime për sigurinë e procesit, i cili është shumë herë më i sigurtë se ai me fletën e votimit. Ata që duan të shprehin votën e tyre të shkojnë në këtë zonë dhe me siguri të plotë se vota e tyre është e siguruar.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment