Aktualitet

Një ditë para zgjedhjeve/ Fermerët ishin në pritje prej muash, Drejtoria e Bujqësisë në Vlorë dhe Fier shpërndan sot tollonet me naftë

Vetë fermerët e pranojnë se kjo mund të ketë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme, por shprehen se nafta është një e drejtë që e takon dhe janë të detyruar që ta marrin.
Featured image of article: Një ditë para zgjedhjeve/ Fermerët ishin në pritje prej muash, Drejtoria e Bujqësisë në Vlorë dhe Fier shpërndan sot tollonet me naftë Drejtoria e Bujqesise

VLORË– Ditën e sotme në drejtorinë e Bujqësisë në Vlorë dhe në Fier po shpërndahen tollone me naftë për fermerët.

Fermerët e prisnin naftën prej muajsh mirëpo shpërndarja e tyre është bërë vetëm një ditë nga zgjedhjet. Për ‘Fax News’ në Vlorë dhe në Fier fermerët kanë bërë të ditur se ishin në pritje të naftës prej dy muajsh, dhe vetëm dje janë njoftuar për tërheqjen e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë fermerët e pranojnë se kjo mund të ketë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme, por shprehen se nafta është një e drejtë që e takon dhe janë të detyruar që ta marrin.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment