Bota

Një deputet i Bullgarisë rezulton me koronavirus. Futet i gjithë parlamenti në karantinë

Për shkak të tij, 240 deputetët e parlamentit janë detyruar të shkojnë në spital. Po ashtu sekretaret, shoferët dhe badigardët janë nisur drejt spitalit për të kryer testimin.
Featured image of article: Një deputet i Bullgarisë rezulton me koronavirus. Futet i gjithë parlamenti në karantinë Hasan Ademov

 BULLGARI– Deputeti i Bullgarisë me origjinë turke Hasan Ademov ka rezultuar me Covid-19, i cili është shtruar me urgjencë në spital.

Për shkak të tij, 240 deputetët e parlamentit janë detyruar të shkojnë në spital. Po ashtu sekretaret, shoferët dhe badigardët janë nisur drejt spitalit për të kryer testimin.  Hasan Ademov është deputet që nga viti 1997.

Ndërkohë për shkak të kësaj situate kryetarja e parlamentit, Tsveta Karayancheva është detyruar të anulojë seancën plenare për buxhetin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kjo e fundit ku është shprehur se nuk mund të punohet në këto kusht, pasi koronavirusi nuk zgjedh se kë prek.

“Sugjerova se Asambleja Kombëtare nuk mund të punojë në këto kushte sepse virusi nuk përzgjedh as politikisht, as nga përkatësia etnike. Disa më kanë akuzuar se nuk dua që parlamenti të funksionojë sepse dëshiroj të vendoset një regjim, një diktaturë dhe se unë jam duke shtypur parlamentarizmin”.– ka thënë ajo.

Deri më sot Bullgaria ka konfirmuar gati 400 raste të të infektuarve me koronavirus dhe tetë vdekje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më Bullgari janë  mbyllur shkolla, qendrat tregtare restorantet dhe janë  kufizuar udhëtimet ndërkombëtare së paku deri më 13 Prill, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar 9053 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi; MBS

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment