Editorial

Një betejë e re për Britaninë, rezistencë ndaj Nigel Farage

Ndarja e re në politikën britanike, është midis shumicës patriotike tolerante, të paanshme dhe pragmatike përballë Faragistëve, të cilët do të ndjekin Farage ngado që ai shkon. Dogmatizmi dhe tendenca e tyre për të krijuar mosmarrëveshje ndaj nacionalizmit tonë u përshtatet më tepër Le Pen, Salvinit, Orbanit dhe sigurisht Trumpit dhe Putinit sesa vlerave te qëndrueshme të popullit britanik.
Featured image of article: Një betejë e re për Britaninë, rezistencë ndaj Nigel Farage

BRITANI- Të gjitha partive politike nuk ua priste mendja , por 32%-i i votave për Nigel Farage në zgjedhjet Europiane krijoi një vijë ndarëse në politikën britanike. Kjo na çon përtej ndarjes që ka përkufizuar Britaninë që nga referendumi dhe kërcënimet për të dominuar politikën e këtij vendi.

3 vitet e fundit që prej 2016, kur ne duhet të kishim debatuar për çështjen më të madhe të ngritur nga referendumi “ Si dëshirojmë ne që të bëhet Britania”, sundimtarët tanë ishin të fiksuar me një pyetje vërtet të kufizuar, jo për marrëdhëniet tona të ardhshme me Europën por kryesisht për afatin e ndarjes së Britanisë prej saj.

Çdo lider i shtetit tonë duhej të kishte kuptuar se duhet të jemi fillimisht të qartë për Britaninë që duam e më pas të jemi të qartë për Brexit-in që negociuam. Ky frustrim solli dhe largimin e Farage nga krahu i tij politik.

Pas së enjtes së kaluar, çështja më e diskutuar më tepër sesa diskutimet për Brexit, është beteja e re e Britanisë. Kjo është një betejë kundrejt intolerancës, paragjykimeve, ksenofobisë dhe lindja e përçarjeve e mosbesimit.

Ndarja e re në politikën britanike, është midis shumicës patriotike tolerante, të paanshme dhe pragmatike përballë Faragistëve, të cilët do të ndjekin Farage ngado që ai shkon. Dogmatizmi dhe tendenca e tyre për të krijuar mosmarrëveshje ndaj nacionalizmit tonë u përshtatet më tepër Le Pen, Salvinit, Orbanit dhe sigurisht Trumpit dhe Putinit sesa vlerave te qëndrueshme të popullit britanik.

Për çfarë merremi me zbulime, kur kemi nga pas një imazh të financuar dhe të ashpër të një blloku ordiner që mund të të qerase me një pije në pub ose më saktësisht të të bindë ty që ta qerasësh atë? Nëse vëzhgojmë me kujdes faktet, shohim se Farage qëndron larg patriotizmit të rrëmbyer britanik që tenton të shfaqe një politike urrejtjeje dhe përçarjeje, duke e armatosur atë me vendosjen e një gjuhe tradhëtie, me qëllime diabolike e duke fajësuar emigrantët ose çdo njeri që mund të etiketohet si “i huaj” apo “ tjetri”. Në këtë mënyrë, vendi ynë përkufizohet si një vend intolerant, që dëshiron vetëm vendasit dhe ksenofobik.

Në një kohë kur antisemitizmi ose paragjykimi ndaj të tjerëve dhe islamofobia duhet te shuhen, Farage kërkon që të zhbëjë anti-diskriminimin  dhe legjislacionin e barazisë që mbron minoritetet. Ai kërkon të vendosë një barazi gjinore premtuese, për shembull, ti japë fund pagesës për lindjet. Dhe në vend që të nderojë premtimin e fushatës së Brexit për 350 paund në javë ndaj shërbimit shëndetësor në Britani, ai kërkon tu japë fund me të gjitha mjetet shoqërive private të stilit amerikan. Ndërkohë që pikëpamjet e tij ndaj anti-emigrantëve janë të ditura, shtrirja e  paragjykimeve të tij instinktive është shokuese. Kjo shtrirje fillon nga ndjenja e çuditshme që përjetojmë kur ulemi afër personave që nuk flasin anglisht nëpër trena, tek kërkimi i referendumeve lokale për xhamite e reja muslimane duke sulmuar drejtpërdrejt fjalën e lirë, e në fund tek propozimet për ndalimin e kurseve universitare në studimet europiane.

Një video e fundit, paraqet Farage dhe kryesuesin e Trump, Steve Bannon duke diskutuar mesa duket pa shenja ironie, për një fushatë botërore kundër globalizimit, që do të zhvillohet nëpërmjet financimeve të huaja të lëvizjeve vendase. Qëllimi i tyre është që të shkatërrojnë ato institucione që kanë në brendësi të emrit të tyre fjalët “Europiane”  dhe “Globale”. Janë po këta njerëz që kanë zgjedhur të harrojnë kërdinë masive të dy luftërave botërore, të shkaktuara nga nacionalizmi i shfrenuar europian.

Ndërkohë, Farage është ai që po vendos kushtet mbi të cilat konservatorët do të zgjedhin kryeministrin e ri. Përpjekjet e tij prej komandanti patriotik për qëllimet e tij ideologjike shfaqin qartësisht seriozitetin e Farage në lidhje me sfidën për lidershipin konservator. Këtu ai shprehet se ekziston vetëm një Brexit dhe kjo përfshin largimin e Britanisë nga Europa në 31 tetor edhe nëse nuk arrihet në një marrëveshje. Duke vepruar kështu ai i ka imponuar vetes përkufizimin e vërtetë arbitrar të patriotizmit që është “Ti e tradhëton vëndin tend nëse nuk dëshiron të largohesh në 31 tetor pa arritur në një marrëveshje”.

Kështu, më tepër sesa një thirrje për të mos pritur deri në 31 tetor, një akt ky katastrofal për ekonominë dhe totalisht kundër interesit të atdheut, kjo është një provë patriotizmi e Farage që një parti konservatore në panik po urdhëron kandidatët për lidershipin ta miratojnë. 

Është koha që të ndërtojmë një vijë e të mos e shkelim duke thirrur edhe shumicën patriotike, ku përfshihen miliona njerëz që votuan duke lënë mënjanë pakënaqësitë e kuptueshme ekonomike por edhe ata të cilët të enjten e fundit votuan për Farage për të folur kundër zbritjes në zemrën e errësirës.

Është koha e duhur gjithashtu për ti thënë kryeministrit të ri, dhe të gjithë kandidatëve për lidershipin e Torit, se partia e tyre duhet të bëjë një zgjedhje themelore: ose të shkojë kundër atyre që mbështesin Farage ose të zhytet në fund me ta. Sigurisht që tani problemet janë akoma më të mëdha, sepse nëse Britania nuk gjen një rrugë për tu bashkuar atëhere unioni i bashkuar i katër kombeve rrezikon të copëtohet. Unë mbart shpresën se kur e vërteta të dalë në shesh, përsa i përket politikave veçuese të Farage dhe intolerancës që është thelbësore për të. Kemi pasur një Britani që tradicionalisht është mburrur me tolerancën e saj , që është angazhuar me botën dhe internacionalizmin e saj ndaj do ti duhet të mendojë përsëri për izolimin që Brexit i sjell. Për të nisur kurimin e plagëve të vendit tonë duhet ti bëjmë njerëzit të ndihen krenarë për Britaninë e paanshme dhe të drejtë që duam të ndërtojmë dhe që gjithmonë ka treguar më të mirën e të qënit britanik. Fillimisht dhe urgjentisht , të gjitha partitë duhet ti japin fund pretencës se mospasja e një marrëveshjeje në këtë rast është gjithçka tjetër përveç se një marrëveshje e keqe dhe preludi i nje marrëveshjeje akoma më të keqe. Nëse duam të na rikthehet besimi, atëhere duhet tu adresohemi problemeve të vërteta që çuan në votimin Brexit. Ne duhet të përballemi me frikërat që lidhen me emigracionin, sovranitetin, varfërine, pabarazinë, gjendjen e rrugëve dhe qyteteve tona.

Për muaj me rradhë, kam bërë thirrje që të dalim jashtë asaj “flluskës” së kryeministrisë dhe të zhvillojmë dëgjesa publike në çdo zonë për të krijuar një konsensus përpara se të realizohet votimi final nga britanikët. Nëse angazhohemi ndershmërisht me njëri-tjetrin, unë besoj se do t’ia dalim ti kemi britanikët më tepër tolerantë, të paanshëm dhe më pak dogmatikë e egoistë  sesa ata që nxitin patriotizëm të shndërruar në nacionalizëm për të ardhur keq dhe që dominojnë politikën tonë sot me rezultate kaq katastrofike.

Burimi: Përshtatur nga “The Guardian

(a.m/dosja.al)

Shto Koment