Showbiz

“Një amerikan apo shqiptar?” Lei Kraja zbulon se me kë dëshiron të martohet: Kujdesen shumë për femrat dhe janë detajist

Moderatorja ka rrëfyer edhe disa detaje për meshkujt amerikanë dhe shqiptarë, për  mënyrën sesi i bëjnë vajzat për vete, duke zbuluar se shqiptarët sipas saj janë më detajist dhe kujdesen shumë për femrat.
Featured image of article: “Një amerikan apo shqiptar?” Lei Kraja zbulon se me kë dëshiron të martohet: Kujdesen shumë për femrat dhe janë detajist Lei Kraja

TIRANË-  Moderatorja e njohur shqiptare Lei  Kraja, është një ndër imazhet më të bukura të ekranit shqiptar.

Lei u bë e famshme në Shqipëri pas kthimit të saj nga Amerika, atje ku ka  lindur është rritur dhe është bërë Miss.

Teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin  “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Lei ka treguar rreth jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të amerikës.

Por përveç punës dhe karrierës, moderatorja ka rrëfyer edhe disa detaje për meshkujt amerikanë dhe shqiptarë, për mënyrën sesi i bëjnë vajzat për vete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shqiptarët kujdesen më shumë për femrat. Edhe nga ana ekonomike i dinë detajet, ndërsa amerikanët janë më të drejtpërdrejtë.”- ka thënë Lei.

Ndërsa kur moderatorja Jonida Shehu e ka pyetur se me kë dëshiron të martohet me një shqiptar apo amerikan apo me një shqiptar, Lei ka thënë se gjithçka është në varësi të njeriut, por do t’i pëlqente një shqiptar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment