Bota

Nivele të larta plumbi në ujërat e pijshëm, studimet kanadeze dalin në përfundime të frikshme

Hetimi zgjati një vit dhe u krye nga më shumë se 120 gazetarë në partneritet me Institutin për Gazetari Investigative. Disa qytete treguan nivele plumbi më të larta se ato në Flint, Michigan, gjatë krizës së ujit që ishte ne vitin 2015.
Featured image of article: Nivele të larta plumbi në ujërat e pijshëm, studimet kanadeze dalin në përfundime të frikshme Foto ilustruese

Kanada- Hetimi i kryer nga 10 media dhe 9 universitete në mbarë Kanadanë kanë zbuluar se në ujin e pijshëm ka nivele të larta plumbi. Hetimi zgjati një vit dhe u krye nga më shumë se 120 gazetarë në partneritet me Institutin për Gazetari Investigative. Disa qytete treguan nivele plumbi më të larta se ato në Flint, Michigan, gjatë krizës së ujit që ishte ne vitin 2015.

Hetuesit mblodhë n 12,000 mostra nga 11 qytete. Kanadaja zë vendin e tretë në botë për furnizimin me ujë të pijshëm. Sipas BBC, reporterët gjithashtu testuan ujin e pijshëm në shtëpitë më të vjetra në 32 qytete në të gjithë vendin, duke marrë mostra nga banorët që ishin vullnetar. Nga 260 të ekzaminuar, rreth 39% e tejkaluan nivelin normal të përcaktuar nga udhëzimi aktual federal i shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.K. dosja.al)

Shto Koment