
LAÇ– Ded Deda djali i Drane Dedës, e cila më datë 6 nëntor vrau të shoqin me sqepar ka treguar detaje horror nga krimi makabër. Gazetari Elton Qyno shkruan se Deda është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka treguar se ngjarjen e rëndë e ka marrë vesh me anë të një telefonate.
I riu ka shpjeguar para policëve se e ëma ankohej shumë herë për të atin, pasi ky i fundit konsumonte alkool.
“Isha me punë në Vlorë dhe në banesë kanë qenë vetëm babai Llesh Deda, dhe nëna Drane Deda…nuk ka pas njeri tjetër në shtëpi, dhe më ka marrë në telefon tezja ime, duke më thënë nisu për Tiranë, se ka pasur konflikte babai me nënën dhe babai është në Spital i dëmtuar. Prindërit kanë pasur edhe më parë konflikte, pasi nëna ankohej për babin se ka pas përdor alkool,”- mësohet të ketë thënë ai.
Një ditë më parë Drane Deda rrëfeu se e vrau të shoqin pas ia kishte nxirë jetën dhe e kishte detyruar të bënte dhjetë fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 6 nëntor. Llesh Deda u transportua në spital, ku më datë 21 nëntor ndërroi jetë.
(f.m/dosja.al)