
GJIROKASTËR- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Policia Kufitare e Kakavijës ka bllokuar një automjet tip “Nissan” me targa italiane.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, A.B. 37 vjeç nga Napoli ka tentuar të fusë këtë makinë të vjedhur në shtetin shqiptar.
Mjeti i bllokuar rezulton se është grabitur disa javë më parë në Romë. Sakaq, drejtuesi i mjetit, shtetasi italian po hetohet në gjendje të lirë nga policia e Gjirokastrës.
J.V/Dosja.al