Politike

“Nisma Thurje” tryezë për Reformën Zgjedhore/ Andi Përmeti: Kërkojmë lista të hapura, nga kjo “betejë” fitojnë qytetarët

Andi Përmeti u shpreh se duhet të merret parasysh kërksa e opozitës parlametare për lista të hapura.
Featured image of article: “Nisma Thurje” tryezë për Reformën Zgjedhore/ Andi Përmeti: Kërkojmë lista të hapura, nga kjo “betejë” fitojnë qytetarët Andi Përmeti

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar tryeza për Reformën Zgjedhore, mbledhje e organizuar nga “Nisma Thurrje”. Në këtë tryezë deputeti Andi Përmeti ka kërkuar të merren parasysh kërkesa e opozitës parlamentare për lista të hapura. Ai u shpreh se kandidatët duhet të dalin para popullit dhe vlerësohen nga këta të fundit. Sipas tij nga listat e hapura fitojnë qytetarët.

 

“Ne kemi arritur një fitore të madhe në Parlament. Fillimin e rishikimit të Kushtetutes për nenet 64 68, pra fillimin zyrtar për hapjen e sistemit. Çfare po kërkojme ne? Ne po kërkojme të garojmë. Po kërkojmë të dalim para qytetareve dhe të na vleresojne ata për punën që ne bëjmë. Ne kërkojmë të garojmë. Kjo është betejë parimore. Ne nuk fitojmë nga kjo betejë fitojnë vetem qytetarët”, u shpreh Andi Përmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë kanë ngecur bisedimet për Reformën Zgjedhore. Opozita ka propozuar një mënyrë të re për të zgjedhur anëtarët e KQZ-së, ndërsa maxhoranca pretendon se është e ngjashme me formulën e tanishme. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, Rudina Hajdari u largua e para se ajo të përfundonte, me pretendimin se nuk po diskutoheshin gjëra të rëndësishme.

J.V/Dosja.al

Shto Koment