LIVE UPDATES
Politike

Nisma e Arben Pëllumbit kalon “vjedhurazi” në Kuvend, zgjatet afati për investimet

21 Dhjetor 2021, 13:34 Nga DOSJA

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë ligjin për “Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, pas propozimit të depozituar nga deputeti Arben Pëllumbi në datë 9 shtator të këtij viti.

Në kërkesën e tij, Arben Pëllumbi thotë se përshkak të Covid-19 ka qenë i pamundur finalizmi i këtij projektligji të ri “Për Investimet”.

Ndër të tjera, Pëllumbi sqaron në kërkesën e tij se ky ndryshim në projektligj është i nevojshëm për arsye se legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për investimet strategjike.
Kërkesa e Arben Pëllumbit

Qëllimi i projektligjit është miratimi i një ndryshimi në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Me anën e këtij ndryshimi synohet zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, deri më datën 31 dhjetor 2023.

Me anën e këtij ndryshimi synohet zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, deri më datën 31 dhjetor 2023.

Shtyrja e këtij afati është miratuar edhe më parë pasi nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është në proces hartimi i një projektligji “Për investimet”, i cili ka lindur si domosdoshmëri, pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për investimet strategjike.

Për shkak të pandemisë COVID 19, ka qenë i pamundur finalizimi i këtij projektligji të ri “Për investimet”. Në këto kushte propozoj që afati i zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, të shtyhet deri më datë 31 dhjetor 2023.

VENDIMI

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Ne ligjin nr.55/2015 “Per investimet strategjike ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, behet
ky ndryshim:

Neni 1
Ne nenin 36 fjalet “…. data 31 dhjetor 2021″ zevendesohen me fjalet” data 31 dhjetor 2023″.

Neni2
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYETARI
LINDITA NIKOLLA

Sipas investigimit të BIRN ligji i qeverisë për “Për investimet strategjike” i vitit 2015, që ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit, do të shtrijë afatet e zbatimit deri në fund të vitit 2023. Me 75 vota pro mazhoranca qeverisëse votoi të hënën propozimin e deputetit socialist Arben Pëllumbi, i cili u fut me procedurë të përshpjetuar në seancë plenare dhe nuk pati diskutime në komisionet parlamentare.

Vetëm disa ditë pas depozitimit në faqen e Kuvendit dhe pas kalimit pa debat në një mbledhje të Komisionit të Ekonomisë, projektligji me dy nene u votua në mesin e 12 akteve të tjera ligjore në seancë. Prezantimi i deputetit Pëllumbi nuk tërhoqi vëmendje dhe nuk krijoi debat në sallën e mbetur gjysëm bosh, ku mungonin deputetët e opozitës.

“Kanë përfituar 31 projekte të Investimeve Strategjike që nga viti 2015”, tha Pëllumbi dhe nga shtyrja e parë që i është bërë afatit deri në dhjetor 2021 kanë ardhur dhe “20 projekte të tjera me vlerë 3 miliardë euro”. Ai argumentoi se shtyrja kërkohet pasi projektet e reja akoma nuk kanë nisur nga puna pasi “shtrihen ne zona ku ende nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme”.

Ai tha se do i jepet kohë Kadastrës që të vendosë pronat në dispozicion të këtyre investimeve. “Subjektet investuese do të kërkojnë zgjatjen e afatit si e vetmja mënyrë për të zhvilluar investimin. Krijon vakum ligjor, pasi statusi që është fituar nuk është pezulluar dhe pse pronat nuk janë bërë gati dhe mund të krijojë problematike për investimin dhe për qeverinë”- argumentoi ai në Kuvend.
Sipas Pëllumbit kjo shtyrje është e nevojshme dhe në mungesë të një ligji të ri “për investimet” që po përgatitet nga ministria e Financave.

Projektligji në faqen e Kuvendit shoqërohet nga një raport i komisionit të Ekonomisë si komision përgjegjës, ku thuhet se u shqyrtua dhe u miratua nga të gjithë anëtarët e pranishëm.
Por deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i pyetur nga BIRN për qëndrimin e opozitës tha se “ky projetligj është kaluar vjedhurazi në komision”, pasi opozita ishte e përqëndruar tek debati për dekretet e presidentit në atë mbledhje.

“Unë kam qenë kundër, por nuk pata mundësinë t’i paraqisja argumentet e mia as në komision dhe as në seancë, edhe për shkak të zhvillimeve partiake”- sqaroi Leskaj. Ai tha se mazhoranca ka preferuar të shmangë debatin pasi është një ligj që “u shërben pak personave pranë qeverisë”.

Ligji për investimet strategjike u miratua nga Kuvendi në vitin 2015. Ai i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Në dhjetor të vitit 2015, qeveria ka miratuar gjithashtu 10 vendime me qëllim lehtësimin dhe rregullimin e procedurave për investitorët strategjikë, duke i mundësuar konsolidimin e titujve të pronësisë.

Sipas këtyre vendimeve, shteti është i detyruar t’i ofrojë investitorëve strategjikë infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, dhe infrastrukturë rrugore.

Në seacën e fundit të sesionit të parë të Legjislaturës së 10-të të Kuvendit mazhoranca rrëzoi dekretet e Presidentit Ilir Meta për kthimin e Buxhetit të qeverisë dhe paketës fiskale dhe dekretin që kthente për shtyrtim ligjin “Për Bashkëqeverisjen” dhe miratoi një ligj të ri për jetimët ku parashikohet mbështetje financiare për fëmijët e punonjësve të Policisë të rënë në detyrë, e kadegori të tjera.

Burimi: Gazeta Shqip

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben pëllumbi kuvendi i shqiperise arben pëllumbi kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni