Aktualitet

Nisin zyrtarisht pushimet! Fluks pasagjerësh në portin e Durrësit, brenda ditës hyjnë 7 mijë pasagjerë

Fundjava ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve të cilët kthehen ne vendlindje për pushimet verore.
Featured image of article: Nisin zyrtarisht pushimet! Fluks pasagjerësh në portin e Durrësit, brenda ditës hyjnë 7 mijë pasagjerë Foto ilustruese

DURRËS– Me hyrjen e dy-javorëshit të dytë të korrikut, ka nisur fluksi i emigrantëve për në Shqipëri. Fundjava ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve të cilët kthehen ne vendlindje për pushimet verore.

Sipas “KlanNews”, përgjatë ditës së sotme në portin e Durrësit janë ankoruar katër tragete, duke sjellë mbi 7 mijë pasagjerë, si dhe mbi 2 mijë automjete që vijnë drejt Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të evituar radhët e gjata, në port është shtuar numri i sporteleve, nga 12 në 25 të tilla, të cilat shërbejnë për kontrollin e dokumentacionit. Vetëm dy ditët e fundit, në port kanë mbërritur mbi 12 mijë udhëtarë, si dhe 4500 automjete. Ndërsa më hyrjen e gushtit fluksi i pushuesëve pritet që të rritet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment