Bota

Ekstradimi i Assange në SHBA, themeluesi i Wikileaks përballet me Gjykatën, përshëndet me grusht protestuesit

I veshur me kustum blu dhe me një mjekër të pastruar, Assange ngriti grushtin para mbështetësve që kishin dalë para Gjykatës për ta mbështetur.  
Featured image of article: Ekstradimi i Assange në SHBA, themeluesi i Wikileaks përballet me Gjykatën, përshëndet me grusht protestuesit Pamje nga protestat

LONDËR– Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka dalë për herë të parë para Gjykatës në Londër, ku edhe do të vendoset nëse ai do të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. 

I veshur me kustum blu dhe me një mjekër të pastruar, Assange ngriti grushtin para mbështetësve që kishin dalë para Gjykatës për ta mbështetur.  

Ata mbanin në duart pankarta që lexonin: Lironi Assange, burg për kriminelët e luftës! Fjala e lirë! apo edhe Mos e ekstradoni Assange. 

Seanca dëgjimore e plotë për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks do të zhvillohet në shkurt 2020 pasi gjykatësi i Londrës Vanessa Baraitser refuzoi një kërkesë të avokatëve të tij për të shtyrë procedurat me tre muaj.

48-vjeçari do të përballet me 18 akuza në Sh.B.A përfshirë edhe  komplotin për ndërhyrjen në kompjuterët e qeverisë për të cilin ka shkelur edhe një ligj. Assange  mund të kalojë dekada në burg nëse dënohet.

Assange me origjinë australiane “rrëmbeu” tituj e mediave ndërkombëtarë në fillim të vitit 2010 kur publikoi një video ushtarake të klasifikuar të SH.B.A.-së që tregonte një sulm të vitit 2007 nga helikopterët Apache në Bagdad, ku edhe u vranë një duzinë njerëzish.

Në vitin 2012, ai u strehua në ambasadën e Londrës në Ekuador për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku u akuzua për krime seksuale të cilat ai i mohoi. Ai u nxorr  nga ambasada në prill pas shtatë vjetësh. Ndërkohë që jashtë godinës së ambasadës, Assagne pret verdiktim për çështja e ekstradimit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment