Aktualitet

Nisën protestën kundër ndërtimit të Hec-Skavica, policia u bën namin dy organizatorëve, gjobiten me nga 50 milionë lekë (EMRAT)

Ali Hoxha është President i Shoqatës Drini i Zi, ndërsa Nazmi Drizi është kryetar i po kësaj fushtate. Në protestën e organizuar, ata mblodhën rreth 40 persona, të cilët nuk ishin dakort me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, pasi do të duhet që të shpërngulen nga tokat e tyre.
Featured image of article: Nisën protestën kundër ndërtimit të Hec-Skavica, policia u bën namin dy organizatorëve, gjobiten me nga 50 milionë lekë (EMRAT) Pamje nga protesta

DIBËR- Nazmi Drizi dhe Ali Hoxha, personat që organizuan protestën kundër HEC-it në Dibër janë gjobitur nga policia. Policia bën të ditur se organizatorët, të cilët  organizuan protestën para disa ditësh, për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, janë gobitur  me nga 5 milionë lekë për tubim të paligjshëm.

Ali Hoxha është President i Shoqatës Drini i Zi, ndërsa Nazmi Drizi është kryetar i po kësaj fushtate. Në protestën e organizuar, ata mblodhën rreth 40 persona, të cilët nuk ishin dakort me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, pasi do të duhet që të shpërngulen nga tokat e tyre.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anticovid. Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, gjobiten me nga 5 milion lekë të reja organizatorët e tubimit. Me datë 01.12.2020, në vendin e quajtur “Kodra e Bitrit”, njësia Administrative Fushë-Çidhën, Dibër, shtetasi A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe shtetasi N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi, kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, për të protestuar kundër ndërtimit të Hec-Skavica. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në zbatim të Aktit Normativ nr 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 1, shërbimet e Policisë kanë vendosur dy masa administrative përkatëse (gjobë) për dy organizatorët e tubimit.Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment