Showbiz

“Nisa të dëgjoja zëra”, Beatrix Ramosaj përjeton tmerrin më të madh: Nuk bërtisja dot, nuk lëvizja dot

Beatrix Ramosaj ka rrëfyer në rrjete sociale për gjendjen e tmerrshme që ka provuar teksa ka qenë duke fjetur gjumë.
Featured image of article: “Nisa të dëgjoja zëra”, Beatrix Ramosaj përjeton tmerrin më të madh: Nuk bërtisja dot, nuk lëvizja dot Këngëtarja, Beatrix Ramosaj.

TIRANË– Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, eksperiencën më të frikshme që kishte përjetuar ndonjëherë. Këngëtarja ka rrëfyer se teksa ishte në gjumë ka pësuar një paralizë dhe as nuk bërtiste as nuk lëvizte dot, duke pësuar ankthin më të madh.

“Kam përjetuar paralizë në gjumë, mbrëmjen që shkoi për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Kjo nuk është shaka. Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të bërtisja apo të lëvizja trupin, përveç syve. Ishte shumë e frikshme të kthehesha për të fjetur sërish në shtrat,”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në profilin e saj në InstaStory.

Episodet e tmerrshme si ky që pësoi këngëtarja njihen si paralizë në gjumë. Paraliza e gjumit është një ndjenjë e të qënit i vetëdijshem, por i paaftë për të lëvizur. Kjo ndodh kur një person kalon në mes të fazave të zgjimit dhe të gjumit. Gjatë këtyre tranzicioneve, mund të mos jeni në gjendje të lëvizni ose të flisni për disa sekonda deri në disa minuta, e gjithashtu mund edhe te keni halucinacione.

Postimi i Beatrix ramosajt në InstaStory.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment