Aktualitet

Nis Vetting-u në polici, të parët kontrollohen drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit

Nis Vettingu në Policinë e Shtetit. Të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave si dhe dy punonjës të Gardës së Republikës.
Featured image of article: Nis Vetting-u në polici, të parët kontrollohen drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit Foto ilustruese

Vetting-u në Policinë e Shtetit ka nisur. Të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave si dhe dy punonjës të Gardës së Republikës.

Ashtu si edhe vetting-u në drejtësi, punonjësve të policisë do t’u bëhet vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës si edhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Vlersimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisionit i jashtëm i përbërë prej 15 personash që do të ndahen në tre grupe, ndërsa fazat përfundimtare, ajo e dytë dhe e tretë do të bëhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Në prill të këtij viti, presidenti Meta, nuk i dekretoi ndryshimet në ligj të propozuara nga ministri i Brendshëm, por një muaj më pas Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës duke miratuar ndryshimet në 10 nene të ligjit.

Kujtojmë se po këtë vit, në mars, vetting-u përplasi në foltoren e Kuvendit, ministrin Sandër Lleshaj me ish-ministrin Fatmir Xhafaj, i cili është edhe inicatori i këtij ligji.

Nisja e procesit të vetëdeklarimeve solli edhe disa ngjarje me reagime ekstreme nga ana e policëve të cilët në të kaluarën e tyre kishin patur probleme. Më pas menyra e vetting-ut ndryshoi, duke ja kaluar për komptencë SHÇBA-së për ta ralizuar si proces, me argumentin që kjo strukturë e Ministrisë së Brendshme ka kapacitetet e duhura për një proces të shpejtë.

Më herët në maj, Ministria e Brendshme deklaroi se procesi do të jetë transparent dhe se po krijohet një platformë online ku do të jenë publike të gjitha informacionet dhe detajet lidhur me këtë proces.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Shto Koment