Aktualitet

Nis vaksinimi masiv në Korçë dhe në Elbasan, radhë të gjata në qendrat e vaksinimit

Shihet se distanca sociale është zero, ndërkohë që të moshuarit nuk kanë vendosur as maskën mbrojtëse kundër Covid-19.
Featured image of article: Nis vaksinimi masiv në Korçë dhe në Elbasan, radhë të gjata në qendrat e vaksinimit

KORÇË- Ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Korçës. Siç shihet në një video të siguruar nga Oraneës, dhjetëra të moshuar janë grumbulluar në qendrat e vaksinimit, duke pritur radhën.

Shihet se distanca sociale është zero, ndërkohë që të moshuarit nuk kanë vendosur as maskën mbrojtëse kundër Covid-19.

Mësohet se vaksinimi do të kryhet në të gjitha qendrat shëndetësore sipas planifikimit të bërë nga mjeku i familjes për grupmoshat nga 50 deri në 90-vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht thirrjeve të mëparshme dhe sigurisë së vaksinave shumë qytetarë ende hezitojnë që ta marrin edhe pse janë në kategoritë përfituese.

LAJM KRYESOR: Nis vaksinimi masiv/ Ngrihen 10 pika imunizimi në sheshin Skënderbej, Rama: Na pret një sezon turistik i lehtësuar, s’do të kërkojmë pasaporta për turistët

(A.k.dosja.al)

Shto Koment