Politike

Nis vaksinimi i bluzave të bardha në Fier! Rama insiston: Si ishte paga e janarit? U ndje? Mjekët: Po si jo…

VIDEO
Pas daljes nga qendra ku u zhvillua procesi, rrugës Rama pyeti mjekët disa herë se nëse ishin të kënaqur me pagën e muajit janar. Bluzat e bardha i thanë se po madje kishte ndikuar për mirë dhe në familje.
Featured image of article: Nis vaksinimi i bluzave të bardha në Fier! Rama insiston: Si ishte paga e janarit? U ndje? Mjekët: Po si jo… Edi Rama

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte prezent ditën e sotme në Fier aty ku pa nga afër procesin e vaksinimit te bluzat e bardha. Kreu i qeverisë tha se ditën e dielë do të vijojnë me vaksinimi për moshat mbi 80 vjeç. Ndërkohë, pas daljes nga qendra ku u zhvillua procesi, rrugës Rama pyeti mjekët disa herë se nëse ishin të kënaqur me pagën e muajit janar. Bluzat e bardha i thanë se po madje kishte ndikuar për mirë dhe në familje.

Rama: Të dielën do të fillojmë dhe me kategorinë 80 plus. Të mbarojmë me bluzat e bardha dhe me shtëpitë e të moshuarve. Janë mërzitur disa se kur folëm për personalitete kemi qënë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitete që janë e asaj kategorie.

Manastirliu: Në të gjithë fushata vaksinimi në botë ndodh kjo, që i bind të tjerët, prandaj quhet fushatë vaksinimi.

Rama: Ju e keni parë që nuk është e lehtë, brenda marsit do të kemi 40 mijë dozat. Po punojmë për vaksina të tjera se duam ta mbarojmë për 14 muaj. Është nga më ambiciozet. Do të bëjmë cmos ta realizojmë. Dje po lexoja një raport se janë 140 shtete që nuk kanë asnjë dozë dhe asnjë perspektivë të qartë për momentin. Kemi filluar po…

Manastirliu: Deri tani kemi vaksinuar 3 mijë mjekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Brenda marsit do të mbyllen të gjitha bluzat e bardha, kjo është ideja. Keqardhje për Tiret që baltosin bluzat e bardha, lajmi i mir është që e kanë gjetur vendin dhe që ju bëjnë pis dhe ju.

Rama: Si ishte paga e janarit? U ndje në familje?

Mjeku: U ndje si nuk u ndje..

Rama: Ka dhe më mirë ka dhe më shumë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment