Aktualitet

Nis vajtimi në banesën e Lefter Zhidrus, familjarët vijnë nga Saranda t’i tërheqin trupin një ditë pas ekzekutimit nga RENEA

Ata do ta marrin në Sarandë, ku dhe kanë vendosur të kryejne ritet për ceremoninë mortore. Tashmë banesa është e mbushur plot me njerëz e familjarë të 71-vjeçarit, që kanë vënë edhe ‘kujën’ një ditë pas ekzekutimit të tij.
Featured image of article: Nis vajtimi në banesën e Lefter Zhidrus, familjarët vijnë nga Saranda t’i tërheqin trupin një ditë pas ekzekutimit nga RENEA Lefter Zhidru
Përditësuar:

ELBASAN– Të afërmit e Lefter Zhidrus kanë nisur vajtimin një ditë pas ekzekutimit të këtij të të fundit. Familjarët e 71-vjeçarit, që u ekzekutua dje nga RENEA kanë ardhur nga Saranda në Elbasan për të tërhequr trupin e të moshuarit.

Ata do ta marrin në Sarandë, ku dhe kanë vendosur të kryejne ritet për ceremoninë mortore. Tashmë banesa është e mbushur plot me njerëz e familjarë të 71-vjeçarit, që kanë vënë edhe ‘kujën’ një ditë pas ekzekutimit të tij.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”,  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment